Aleati i Bashës: Ja çfarë i duhet opozitës

Aleati i Bashës: Ja çfarë i duhet opozitës

118
0
Shares
Foto Arkivi, Ilustruese

Aleati tradicional i demokratëve, republikani Fatmir Mediu thotë se vetëm duke shkuar drejt një fronti sa më të gjerë opozitar e djathta mund të kthehet në alternativë qeverisëse.

“PD s’mund të jetë parti pa inventar, është një armatë e jashtezakonshme elektorale dhe Basha e të gjithe duhet t’i bëjnë pyetje vetes si mund t’i mobilizojmë ata”.

Lulzim Bashës i sugjeron një model fitues të ndjekur më herët nga lideri i demokratëve Berisha.

“Në 2001-2005 Berisha krijoi një front të gjerë elektoral dhe një marrëveshje politike duke përfshirë figura të vjetra dhe të reja dhe kjo është shumë e rëndësishme për PD dhe opozitën në situatën që po kalon vendi me një qeveri të tillë”.

Kryerepublikani i shtohet zërave kritikë që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike kur humb zgjedhjet dhe thotë se një normë e tillë duhet të sanksionohet në statut, ndonëse shton se askush nuk duhet përjashtuar nga e drejta e rikandidmit.

“Kjo normë përcakton një balancë të mirë, por dhe një raport të drejtë me veten dhe një përcaktim i tillë statutor s’do kishte asnjë dëm për PD”.

Sipas Mediut, në statutin e demokratëve pjesërisht janë reflektuar dy prej parimeve të së djathtës; ajo për dhënien e shansit të kujtdo në parti për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, si dhe përgjegjësia politike e humbjes. Rezerva për statutin ka shprehur edhe aleati tjetër i demokratëve, Dashamir Shehi,i cili gjithashtu thotë se dorëheqja e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve, duhet të ishte sanksionuar në Kushtetutën e demokratëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY