LOJA E KUNGULLESHKAVE/ Edi Rama dështoi ta shiste si “peshk të madh”...

LOJA E KUNGULLESHKAVE/ Edi Rama dështoi ta shiste si “peshk të madh” Adriatik Llallën në Berlin, prokuroritë tani “ia ngecin” njëra-tjetrës dosjen

114
0
Shares

“Edi Rama tentoi te shesë Adriatik Llallën si ‘peshk të madh’ në vend të Saimir Tahirit”.

Kjo deklaratë e sotme e ish-kryeministrit Sali Berisha, është “konfirmuar” po sot nga organi i akuzës, i cili e ka shndërruar në një “lojë kungulleshkash”, dosjen e pretenduar ndaj Adriatik Llallës.

Fillimisht Prokuroria e Durrësit “e mori” dosjen e Adriatik Llallës, para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Berlin. Duket kryeministri shqiptar nuk “peshkoi” dot deputetët e Bundestagut dhe kjo prokurori, pas kthimit të Edi Ramës nga Berlini, kuptoi dhe shpalli moskopetencën. Për pasojë e ka kthyer për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosjen nr. 447, në të cilën është i shënuar emri i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Për këtë çështje më herët Top Channel pyeti me e-mail prokurorin e medias pranë akuzës së Durrësit, që pranoi se procedimi penal ishte regjistruar në ngarkim të Adriatik Llallës, ndërkohë që pas shpalljes së moskompetencës të dy prokurorët e medias të të dyja prokurorive nuk u përgjigjen.

I kontaktuar në telefon nga Top Channel, avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj e konsideroi hetimin të paragjykuar.

“Ju theksoj që çdo veprim procedurial, penal në disfavor të të mbrojturit prej meje, Adriatik Llalla, është i stimuluar. Unë mendoj që është proces i paragjykuar”, thotë Hazizaj.

Dosja “Llalla” është sjellë nga Prokuroria e Durrësit në fundjavë dhe nuk dihet ende se kush do të caktohet si prokurori që do të hetojë ish-eprorin nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, e po ashtu njeriun që duket se është vendosur në qendër të vëmendjes së të huajve.

Adriatik Llalla ndërkohë pret të dalë para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që është njëri nga organet e vettingut dhe që do të shqyrtojë qëndrimin e institucionit që mbron interesat e publikut, mbi çështjen a duhet, apo jo të kalojë Llalla në sitat e Vetting-ut, kur ai u dorëhoq nga e drejta për të qenë pjesë e drejtësisë.

“Adriatik Llalla ka dhënë dorëheqjen! Komisioni i Vetting-ut, ose nuk njeh faktet juridike, ose bën sikur nuk i njeh ato. Në këto kushte unë mendoj që çdo proces lind, zhvillohet dhe prodhohet ndaj të mbrojturit prej meje, Adriatik Llalla është joligjor”, deklaron Hazizaj.

Trupa gjyqësore me pesë anëtarë, mes tyre edhe ish-prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama që ishte paraardhëse e Llallës në krye të akuzës, ka thirrur seancën për në datën 16 maj.

Por duket se pozitat e Adriatik Llallës janë vështirësuar, pa kaluar shumë kohë nga dorëzimi i detyrës Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut.

Disa muaj pas një historie konfliktuale me diplomatin amerikan në Tiranë, së fundmi Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi Adriatik Llallës dhe familjes së tij, hyrjen në SHBA.

Ky vendim u miratua nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson me arsyetimin e përfshirjes në raste korrupsioni.

Nga ana tjetër, edhe ambasadori amerikan Donald Lu paralajmëroi se çështja “Llalla” nuk mbyllet me një kërkesë të tij për të mos qenë pjesë e drejtësisë. Ish-prokurori i Përgjithshëm i konsideroi reagimet e ambasadorit amerikan si të pa pranueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY