Berisha: Rama gënjeu për Tahirin në Berlin, ish-ministri i dërgoi “plumbin në...

Berisha: Rama gënjeu për Tahirin në Berlin, ish-ministri i dërgoi “plumbin në zarf”

135
0
Shares

Gjatë intervistës në “Kjo Javë” në News 24, ish-kryeministri Sali Berisha tregoi edhe prapaskena të takimit të Ramës në Berlin, atje ku sipas tij, u detyrua të gënjejë për Tahirin.

 

 

“Gënjeshtra më e dëmshme e Ramës në Berlin ishte pyetja për Saimir Tahirin. U pyet si ka mundësi që Prokuroria kërkon arrestimin dhe ju e bllokoni prokurorinë me imunitetin? Cila ishte përgjigja e Ramës për gjermanët? Mashtrimi më i madh që mund të bëhej: Saimir Tahiri nuk ka asnjë imunitet. Imagjino tani, u ngrit referenti i Bundestagut për Shqipërinë dhe i thotë: Jo o zotëri ti jo vetëm e bllokove arrestimin, por akoma më keq ti sulmove prokurorët. Kjo është e rëndë, se gënjeu dhe u tregoi se është skllav i Saimir Tahirit”,- tha Berisha.

Sipas tij, Tahiri ka një sërë çështjes me të cilat e mban peng Ramën, madje edhe gjuha e përdorur prej tij, (shprehjet e Ramës) janë një “plumb në zarf” në kuptimin figurativ, që ata siç tha Berisha, i dërgojnë njëri-tjetrit.

Pse skllav për çfarë e ka në dorë Saimir Tahiri?
Po, e ka në dorë për dosjen e Xibrakës, e ka për politikën e kanabizimit, për fshehjen e Mark Frrokut, lirimin e Bardhok Pllanës. Tahiri ka përgjegjësi të mëdha por as një të dhjetën e tyre nuk do mund të realizonte pa mbështetjen e kryeministrit.

Kjo është arsyeja pse Saimir Tahiri flet me gjuhën e Ramës?
Kjo është arsyeja që ia kthen batutat. Kur i bëjnë dhe nënat ashtu, ata qofshin janë fatkeqësia e nënave të tyre, kur përdorin ato terma për të cilësuar njëri-tjetrin. Kjo është gjuha kod e mafias. Ai është plumbi në zarf që ata i dërgojnë njëri-tjetrit në kuptimin figurativ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY