Bashkim Gjoni, 63 vjeç, nga Tirana është burri i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ditës së sotme, në aksin rrugor Levan-Fier.
Identifikimi i të ndierit u bë pas nxjerrjes së tij nga makina “Volkswagen”, në të cilën qëndroi i bllokuar për disa minuta.
Përplasja me makinën tjetër “Scoda” ishte mjaft e fortë, çka rezultoi fatale për jetën e 63-vjeçarit, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.
Shkaqet e aksidentit tragjik pritet të zbulohen nga hetimet e mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...