FOTO GALERI/ Deputeti i PS-së i përvishet kryebashkiakut të Tiranës: Lali,...

FOTO GALERI/ Deputeti i PS-së i përvishet kryebashkiakut të Tiranës: Lali, na thuaj tani ku të jetojmë, pas këtij përbindëshi 12-katesh

235
0
Shares

Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj Erion Velaijt, për ndërtimin e një pallati pranë banesës së tij, në Zonën e Liqenit. Më poshtë shënimi i plotë i Braces.

LALI, NA THUAJ KU TE JETOJME PA FRIKE, PA MBYLLUR PENXHERET QE TE MOS NA SHOHIN E MOS NA DEGJOJNE KUR JETOJME! 17 vite me pare, kur hyra ne shtepine ku jetoj, shihja lindjen e diellit, perendimin e tij, me perplasej ne fytyre flladi i veriut! 17 vite me pas, une jam ne te njejten shtepi. Por, nuk shoh me lindjen e diellit (foto 1)-para 5 vitesh erdhi njeri qe se njoh dhe ndertoi 11 kate, ky pallati i bardhe, ngjitur me te erdhi Samiri dhe ndertoi e po vijon ta ndertoje kete kullen, ende gri”, shkruan Braçe.

Braçe i drejtohet Veliaj me disa pyetje, ku i kërkoni llogari nëse e ka parë territorin ku ka dhënë këtë leje, dhe nëse e ka parë se çfarë dendësie ka mes pallateve pranë tij.

“Kjo nuk quhet me lagje Erjon, geto pa as me te voglin diskutim! Tani, gjeji rruge ketyre per kantierin qe ju ke lejuar! Nga rruga e re keta nuk kalojne, harrojeni! Ndryshe une i pari do kallezoj per shkaterrim prone! Gjeji dhe orarin per te punuar! Ndryshe und i pari do kallezoj per prishje te qetesise publike! Se ju ke dhene leje te ndertojne 3 vite rresht!!”, shkruan deputeti socialist.
Postimi i plote i Erion Braces:
LALI, NA THUAJ KU TE JETOJME PA FRIKE,
PA MBYLLUR PENXHERET QE TE MOS NA SHOHIN E MOS NA DEGJOJNE KUR JETOJME!

17 vite me pare, kur hyra ne shtepine ku jetoj,
shihja lindjen e diellit, perendimin e tij,
me perplasej ne fytyre flladi i veriut!

17 vite me pas, une jam ne te njejten shtepi.
Por,
nuk shoh me lindjen e diellit (foto 1)-para 5 vitesh erdhi njeri qe se njoh dhe ndertoi 11 kate, ky pallati i bardhe, ngjitur me te erdhi Samiri dhe ndertoi e po vijon ta ndertoje kete kullen, ende gri;

nuk shoh me perendimin e diellit (foto 2)-para 6 vitesh erdhi Samiri dhe ndertoi kete shemtine 22 a 23 kate;

nuk do me perplaset me ne fytyre ne ballkonin tim, flladi i veriut.

Bashkia Tirane, ne mars paska dhene nje leje per nje perbindesh 12 kate, perballe, mu ne fytyre per mua dhe thuajse po ne surrat dhe komshive te mi!

Shoh foton e perbindeshit dhe kuptoj se,
duhet te luej xhamat me boje te zeze qe te mos me shohe ai qe do banoje ne perbindeshin e ri,
te mbaje mbyllur perfundimisht penxheret qe te mos me degjoj kush nga ata qe do popullojne perbindshin e ri!

Kjo eshte e ardhmja dhe sic e shihni,
shtepia ime do jete e pajetueshme!

E dini pse?
Jo per arsye zhvillimi! Fare!
Prej babezise kete here te Pandi Carapulit dhe nje ish deputeti qe e la politiken dhe i ka pare hajrin vendimeve te saj, ne favor te tij natyrisht!

Jane keta qe nuk pyesin per jeten e kujt,
por per fitimet e tyre.
Jam i bindur qe bejne ate llogarine e tyre,
Meter kaq, here 2000 euro per meter,
bejne kaq dhe jane mbi disa milione euro!

A eshte zhvillim ky? Kurre!
Zhvillimi ka lidhje me interesin publik,
jo thjeshte e vetem me ate privat,
babezine CaraMirit!

Ky qytet po ndryshon,
diku nga interesi publik dhe per mire dhe,
si ketu tek une, po shkaterrohet nga babezia e CaraMireve!

Ne nje rruge, sic tek kjo e imja qe po rindertohet dhe, do shkaterrohet menjehere sapo Pandi te nise te ndertoje perbindeshin e ri!

Tani kam nja dy pyetje per Lalin;
Ej, a e ke pare territorin ku ke dhene kete lejen?
A e ke pare cfare dendesie ka ketu- pallati im 13 kate, ai ne krah dyfish me i madh po 13 kate, perballe 14 kate, ai i bardhi 13, Samiri i lindjes 18, Samiri i perendimit 22, ngjitur me te 9 dhe 11 kate te tjera?
Ku do jetojme o Lal? Do thithim ajer apo aromen e njeri tjetrit?
Dhe pse, qe te fitoj Pandi ca miliona te tjera?

Kjo nuk quhet me lagje Erjon,
geto pa as me te voglin diskutim!

Tani,
gjeji rruge ketyre per kantierin qe junke lejuar!
Nga rruga e re keta nuk kalojne, harrojeni!
Ndryshe une i pari do kallezoj per shkaterrim prone!
Gjeji dhe orarin per te punuar!
Ndryshe und i pari do kallezoj per prishje te qetesise publike!

Se ju ke dhene leje te ndertojne 3 vite rresht!!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY