Tiranë, i riu 22-vjeçar var veten me litar

Tiranë, i riu 22-vjeçar var veten me litar

232
0
Shares

Një djalë i ri në Tiranë, i ka dhënë fund jetës në banesën e tij, duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ahmet Qorraliu”, në kryeqytet, gjatë ditës së djeshme.

Viktima është 22-vjeçari K. C., i cili është gjetur i varur nga familjarët.

Aktualisht, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes. Të afërmit e të riut nuk kanë ditur ti japin një shkak veprimit të 22-vjeçarit, duke thënë në polici se nuk kishte shfaqur shenja mërzie.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, njoftoi Policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY