Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi kanosi për motive të dobëta, me armë gjahu fqinjin dhe plagosi lehtë bashkëshorten e tij.
Në pranga u vu Genci Firaj, 36 vjeç, banues në Dvoran, Korçë.
“Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Dvoran, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me sende të forta fqinjën e tij shtetasen F. B., 64 vjeçe, banuese në Dvoran dhe më pas ka kanosur me armë gjahu të cilën e posedonte pa leje, bashkëshortin e saj shtetasin R. B., 59 vjeç”, thotë policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut tip çifte.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/