DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

219
0
Shares

Në lagjen Parrucë ku jetonin i konsideronin si çifti i lumtur. Por bashkëjetesa e Bashkim Telit dhe Suzana Shumanit përfundoi në mënyrë tragjike.

69-vjeçari e vrau gruan me çekiç pas një debati për 6 000 lek të harxhuara në dy ditë. Të paktën ky është deklarimi i parë pasi u vu në pranga.

Ngjarja u regjistruar rreth orës 01:00 pas mesnate. Debati me tone të ashpra zgjoi fqinjët që njoftuan policinë.

Teli mësohet se tentoi të largohet nga vendngjarja por nuk ka bërë rezistencë kur u përball me forcat e policinë që kishin mbërritur shpejt në vendngjarje.

Vrasja i ka tronditur fqinjët që thonë se i njihnin si çift të qetë dhe pa probleme. Ata kanë dalë me shëtit dorë për dore me njëri-tjetrin, madje unë vetë i kam thirrur “çifti i lumtur”, thotë njeri nga fqinjët, raporton Ora News.

Bashkim Teli është baba i dy vajzave të rritura, i ve dhe për të shkolluar vajzat i kishte ndjekur në Tiranë, ku ishte njohur me Suzana Shumanin edhe ajo nënë me fëmijë.

Disa vite më parë ishin rikthyer në Shkodër. Bashkimi ka qenë tipi i qetë, është për tu habitur që të bëjë këtë krim, thotë fqinji

Bashkim Teli tashmë akuzohet për veprën penale  “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” për krimin e radhës ku viktima është gruaja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY