VIDEO & DETAJE/ Ja si ndodhi vrasja gjatë grabitjes në Kamëz dhe...

VIDEO & DETAJE/ Ja si ndodhi vrasja gjatë grabitjes në Kamëz dhe si u arrestuan autorët

607
0
Shares

Policia e Tiranës ka konfirmuar dhe ka dhënën detaje ëpr identifikimin dhe arrestimin e vrasësve të pronarit të marketit, dy net më parë në Kamëz.

Sipas Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj, mësohet se, sot gjatë orëve të para të mëngjesit, Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Hijet” duke zbardhur dhe dokumentuar autorësinë e ngjarjes të ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë në Kamëz, ku gjatë vjedhjes me armë mbeti i vrarë shtetasi Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Rita Buci.

Operacioni është rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar  maksimalisht informacionet e mbledhura si dhe provat e administruara nga grupi i posaçëm hetimor.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë 2 shtetasit:

– Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.

– Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ata ndodhen aktualisht të ndaluar nga policia mbi bazën e urdhrave të dala nga Prokuroria.

Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Volklswagen”, me të cilin autorët kanë shkuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, veshjet dhe dorezat e përdoruara në vendngjarje. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e provave të tjera materiale.

Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.

Publiée par Policia e Shtetit sur vendredi 27 avril 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY