Drama e emigrantit shqiptar me nusen nga Lihtenshtajni, shokohet nga e vërteta

Drama e emigrantit shqiptar me nusen nga Lihtenshtajni, shokohet nga e vërteta

193
0
Shares

Gjykata duhej të vendoste dje për një martesë fiktive në Lihtenshtajnit. Të pandehurit ishin një nënë, vajza e saj dhe ish burri i saj – duke u akuzuar se përmes martesës fiktive kishin mundësuar lejeqëndrimin. “Kur e pashë atë, rash në dashuri me shikim të parë,” tha e pandehura dje (e mërkurë) përpara Gjykatës. Kjo deklaratë kaq romantike, më së voni duhet të shqyrtohet për martesë fiktive.

Kthim në korrik 2014: E pandehura, një vajzë e re nga Lihtenshtajni, kalonte së bashku me nënën e saj pushimet verore në Greqi, ku jetonte gjyshja e saj. Në hotel ajo njohu një kamarier me të cilin filloi ta kalonte natën dhe të shkonin së bashku në det. Aty i përjetoi edhe marrëdhëniet e para seksuale, përcjell albinfo.ch.

Në gusht ajo udhëtoi përsëri drejt Greqisë, ndërsa në nëntor bandilli vizitoi atë në shtetin e vogël alpik.

Dhe këtu erdhi oferta për martesë – “pa asnjë ndruajtje ai më pyeti mua, nëse do martohesha me të,” tha e pandehura.

“Ajo kërkonte që unë të vija drejt Lihtenshtajnit, dhe kjo ishte e qartë se ne do martoheshim,” kujton bandilli shqiptar, që e njohu vajzën në Greqi, ku punonte prej shumë vitesh. Për dëshmitarë ata morrën nënën e vazjës dhe mikeshën e saj.

Një “po” pa puthje
Korrik 2015: Në Zyrën e Gjendjes Civile në Vaduz ndodhi përfundimisht kurorëzimi i çiftit. Pas asnjë kontakt fizik, bile pa asnjë puthje, ata u larguan nga zyra. Por ata kishin marrë unaza, të cilat nuk ishin të njëjta dhe nuk dihet nëse ishin blerë në Austri ose Zvicër.

Shkurorëzimi dhe ndryshimi i gjinisë
Shkurt 2016: E pandehura fillon një terapi te një psikologe.

“Në rolin e bashkëshortes, kam kuptuar dhe menduar shpesh se me mua nuk shkon diçka,” thotë ajo, që tetë muaj më vonë fillon edhe trajtimin hormonal.

Së fundi ka ndodhur edhe ndryshimi i emrit, në ndërkohë kishte përfunduar edhe transformimin trupor.

Me fillimin e trajtimit hormonal, burri i saj duheshte ti dërgonte një shishe verë.

“I tregova atij, se fillova të transformohesha në burrë – të ndryshoj gjininë”.

Me këtë ajo lëndoi atë – “ai u shokua”.

Marrëdhënia mes tyre u ftoh – vajza e re thotë se “kisha një dhimbje të madhe” por nuk mund ta detyronte “që ai të bëhej homoseksual”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY