TABELA/ Fillimi i viti 2018 shtohen krimet, rriten ndjeshëm edhe vrasjet me...

TABELA/ Fillimi i viti 2018 shtohen krimet, rriten ndjeshëm edhe vrasjet me dashje

155
0
Shares

INSTAT ka njoftuar sot se në tremujorin e parë 2018, janë evidentuar gjithsej 7.909 vepra penale, duke shënuar një rritje me 5,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017.

Në tre muajt e parë të vitit 2018 vrasjet me dashje krahasuar me të njëjtën periudhë në 2017 u rritën me 50 % sipas statistikave të Instat.

Në Janar-Mars 2017 sipas Instat ka patur  vrasje, ndërsa në tre mujorin e parë të 2018 kanë qenë 12 vrasje.

Vrasjet dhe atentate

Numri i grupveprës vrasje me dashje të evidentuara, në tremujorin e parë 2018, është 12, rreth 4 vrasje më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për grupveprën penale Vrasje mbetur në tentativë, në këtë periudhë janë evidentuar 25 vepra, 8 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 33, duke shënuar një rënie me 19 vepra, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Kjo grupvepër përfshin veprat penale vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe vjedhje me pasojë vdekjeje.

Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 13 krime seksuale, rreth 16 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Droga

Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 428 vepra penale në fushën e drogës, duke shënuar një rënie me 6,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Këtu përfshihen veprat penale se prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kultivimi i bimëve narkotike dhe trafikimi i narkotikëve. Tremujori i parë 2018 shënon vetëm 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike, 5 më pak krahasuar më të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Vjedhjet

Në këtë periudhë janë evidentuar 58 vjedhje të automjeteve, me një rënie prej 32,6 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje lokale tregtie, në tremujorin e parë 2018, është 182, duke shënuar një rritje me 24,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje banese, në tremujorin e parë 2018, është 307, duke shënuar një rritje me 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë periudhë janë evidentuar 20 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, rreth 10 vjedhje më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2017.

Numri i grupveprës penale vjedhje mbetur në tentativë, në tremujorin e parë 2018, është 99, duke shënuar një rënie me 10 vepra, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidente

Numri i veprës penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, në tremujorin e parë 2018 është 473, duke shënuar një rritje me 16,5%, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY