VIDEO & EMRI/Biznesmeni tenton të vetëdigjet me benzinë

VIDEO & EMRI/Biznesmeni tenton të vetëdigjet me benzinë

251
0
Shares

Një biznesmen nga Kamenica ka tentuar t’i vë flakën vetes në një pronë të veten si protestë ndaj një vendimi të gjykatës e cila ka lejuar shtrirjen e telave të tensionit të lartë mbi pronën e tij.

Në një video të cilën e ka publikuar në Facebook, Arbnor Bajra, shihet se si babai i tij, biznesmeni Avdullah Bajra, mban në dorë një kanistër me benzinë dhe kërcënon se do t’ia vërë vetes flakën.

Biznesmeni pretendon se Gjykata Themelore në Gjilan, dega e Kamenicës, nuk ka vendosur drejt kur i ka dhënë leje kompanisë KEDS që t’i shtrijë telat e rrymës mbi pronën e tij, pa marrë leje nga vetë pronari.

Krejt ngjarja është xhiruar nga djali i tij, Arbnor Bajra i cili e ka publikuar videon edhe në rrjetin social Facebook.

Ai në një prononcim ka thënë se kompania ka bërë bartjen e përçuesit të rrymës pa lejen e tyre.

“Është puna e një pronës që e kemi ne, një kompani turke e ka bërë shtrirjen e rrjetit përmes pronës sonë, pa lejen tonë. Gykata ka marrë vendim me i përkrahë ata edhe me i leju me vazhdu punimet”, tha Bajra për kallxo.com.

Ai ka treguar se i kanë dhënë mundësi kompanisë në fjalë që të vendosin përçuesit nën tokë ose anash tokës së tyre por kjo nuk është marrë parasysh.

“Edhe pse ju kemi dhënë mundësi kompanisë turke, i kemi thënë ose vendosni nën tokë ose anash pronës tonë, nuk është problem, vetëm të mund të shfrytëzojmë edhe për diçka tjetër por ata nuk kanë pranuar dhe e kanë vazhdu punën e tyre”, tha Bajra.

Biznesmeni Kosovar detyrohet te vet flijohet per pronen e tij

Publiée par Arbnor Kika Bajra sur jeudi 26 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY