EMRAT & FOTO/ Prokuroria kërkon dënimin e ish-drejtuesve të Burgjeve, ja sa...

EMRAT & FOTO/ Prokuroria kërkon dënimin e ish-drejtuesve të Burgjeve, ja sa vite për kreun dhe vartësin e tij

121
0
Shares
Artur Zoto

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon dënimit me 5 vite burg për ish-drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto. Ai akuzohet për korrupsion të zyrtarëve të lartë në lidhje me tenderat e ushqimit në drejtorinë e Burgjeve në kohen kur mbante postin e drejtorit.

Në të njëjtën kohë organi i akuzës kërkoi që Zoto të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Artur Zoto u arrestua pas dëshmisë se ish-vartësit të tij Iliaz Labi. Ky bashkëpunoi me drejtësinë dhe tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.

Për Labin Prokuroria kërkoi dënimin me 5 vite burg, por për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë kërkoi që të shfuqizohej ky drenim.

Iliaz Labi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY