Babai i 9 fëmijëve zbulon pas 35 vitesh martesë se ishte steril,...

Babai i 9 fëmijëve zbulon pas 35 vitesh martesë se ishte steril, padit gruan për tradhti bashkëshortore

233
0
Shares

Një baba ka mësuar pas 35 vitesh martesë se ishte steril.

Mësuesi maroken ishte martuar para 35 vitesh dhe nga ky bashkim erdhën në jetë 9 fëmijë.

Ai mendonte se fëmijët ishin të tijët por pas një kontrolli mjeksor rrjedha e historisë së jetës së tij ndryshoi tërësisht.

Pas një vizite mjeksore, mësuesi nga Sidi Slimane, zbuloi se ishte steril që në lindje. Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur vuante nga një sëmundje e quajtur varicocele. Sëmundja e rrallë kishte prekur testikulin e tij të djathtë për më shumë se 50 vite.

Sipas mjekëve personat që vuajnë nga kjo sëmundje nuk mund të kenë fëmijë.

Mësuesi ka ngritur një padi për tradhti bashkëshortore, një veprim i dënueshëm në ligjin maroken. Ai kërkoi divorin dhe ligjërisht shkëput të gjitha marrëdhëniet me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY