Prishja e Teatrit Kombëtar, artistët hyjnë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Prishja e Teatrit Kombëtar, artistët hyjnë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

154
0
Shares

Një grup artistësh kanë hyrë në ambientet e këshillit bashkiak të Tiranës aty ku po zhvillohet mledhja. Në rend të ditës për miratim është edhe pika e cila i hap rrugë prishjës së Teatrit Kombëtar.

Në mbështetje të artistëve janë edhe këshilltarët e djathtë, të cilët thanë se në mënyrë mafioze do të nisë rruga për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ne vazhdojmë të mbajmë një marrëdhënie të kushtëzuar më këshillin bashkiak të Tiranës. Kjo marrëdhënie është e kushtëzuar për shkak të pranisë të 6 njerëzve me mandate të bëra nul nga gjykata e Tiranës. Prania e këtyre 6 individëve hedh në erë legjitimitetin e këtij këshilli bashkiak dhe cdo vendimi që aty merret. Pse u duhet prania e 6 njerëzve pra mandat që aktrojnë si këshilltarë, por nuk janë më këshilltarë? I duhen për të përgatitur akte si këto që janë sjellë sot për të marrë vendim. Janë disa akte difektoze, por dy janë akte kriminale që përgatiten kundër qytetit të Tiranës. E para është projekti i sponsorizuar nga një mafie e re, mafia e naftës për të grabëlluar mushkërinë e vetme në Tiranë, ‘Parku Rinia’ për ta betonizuar, kioskëzuar dhe për të bërë që çdo fëmijë të Tiranës të paguajë një taksë për të luajtur në atë park. Kjo votë në këtë këshill kërkon 3/5. Vendimi i dytë që është edhe më kriminal është fillimi, formalizimi i rrugës për shkatërrimin e TK dhe mbjelljes e kullave disa katëshe”, u shpreh Çollaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY