EMRI/ Athinë, sherr me leva e thika mes shqiptarëve, humb jetën 23-vjeçari...

EMRI/ Athinë, sherr me leva e thika mes shqiptarëve, humb jetën 23-vjeçari korçar

197
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në sheshin “Exarchia” në Athinë. Pas një konflikti mes disa të rinjve shqiptarë, ka mbetur i vrarë njëri prej tyre.

 

 

Sipas mediave greke, 23-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Mihal Kapurani nga Korça, është konfliktuar me tre bashkëkombas të tij për shkaqe ende të panjohura. Fillimisht mes viktimës dhe 3 shqiptarëve të tjerë pati konflikt verbal, por ata e goditën 23-vjeçarin me levë, e më pas me thikë.

I riu u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekëve, mjekët nuk mundën ta shpëtonin 23-vjeçarin korçar.

Banorë të zonës thanë se 23-vjeçari Mihal Kapurani njihej si person i qeë, pa probleme, dhe ishte i punësuar.

Sakaq, autoritetet greke thanë se kanë indentifikuar emrat e autorëve të vrasjes. Njëri prej tyre është një shtetas shqiptar me origjinë nga Përmeti, i cili jetonte në Athinë. Ndërsa dy të tjerët janë persona që jetojnë në Shqipëri, por që kishin hyrë në kufirin grek pak ditë më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY