Greqi, në pranga dy shqiptarët që trafikonin klandestinë

Greqi, në pranga dy shqiptarët që trafikonin klandestinë

106
0
Shares

Një shtetas shqiptar është arrestuar të hënën, në vendin e quajtur Komboti, në qytetin e Artës në Greqi.
23 vjeçari akuzohet se po sillte në brendësi të Greqisë pesë shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët nuk kishin dokumente të rregullta hyrjeje dhe qëndrimi në Greqi. Sipas informacioneve dy prej tyre ndodheshin në listën e personave që iu është ndaluar hyrja në zonën Shengen.
Policia thotë se nga hetimet e mëtejshme, rezultoi se ata do t’i paguanin trafikantit shuma të ndryshme, nga 500 në 1000 euro, në varësi të destinacionit të tyre.
Një tjetër shtetas shqiptar është arrestuar në skajin verilindor të vendit, në afërsi të kufirit greko-turk. 21 vjeçari kishte në makinën e tij plot 12 emigrantë klandestinë, 8 sirianë, dy palestinezë dhe 2 irakianë.
Kur diktoi patrullën e policisë ai zbriti nga makina dhe u largua me vrap, por u gjet pak më vonë dhe u arrestua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY