VETTING-u/ KPK-ja “mbytet me një pikë uji”, kupton se ia ka futur...

VETTING-u/ KPK-ja “mbytet me një pikë uji”, kupton se ia ka futur kot deri tani – Tenton një standard i ri, shtyn vendimin për Altina Xhoxhajn

171
0
Shares

Pavarësisht se kishte paralajmëruar se këtë të mërkurë në orën 09:30 do të shpallte vendim edhe për të pestën, që është Altina Xhoxhaj, gjyqtare kushtetuese, kjo gjë nuk ndodhi.

Organi i Vetting-ut i dha vetes edhe tetë ditë të tjera kohë shtesë për vendimmarrjen, që do të përcaktojë nëse do t’i jepet apo jo kartoni i kuq edhe Xhoxhajt.

Ky standard i ri i KPK në rrugë jozyrtare shpjegohet me kohën që duhet për të përllogaritur shifrat mbi provat e reja të dorëzuara nga gjyqtarja Xhoxhaj për shpenzimet e të ardhurat e saj dhe të bashkëjetuesit.

Në fakt, gjatë seancës dëgjimore të hapur edhe për publikun, KPK u shpreh se kishte kryer një hetim tjetër administrativ në të cilin u vlerësuan se nuk justifikoheshin të ardhurat për disa pasuri dhe kursime. gjithashtu u përmend edhe zbardhja me vonesë e vendimeve dhe denoncimi i një qytetari i shpallur fajtor nga babai i gjyqtares kushtetuese, ndërsa më vonë çështja ishte shqyrtuar edhe prej saj.

Por, gjyqtarja kushtetuese kundërshtoi hetimin administrativ duke akuzuar trupën se nuk i kishin kryer siç duhet llogaritë, pasi sipas saj nuk ishin marrë parasysh edhe të ardhurat e bashkëjetuesit.

Gjyqtarja ka dorëzuar prova të reja, përtej komunikimeve me e-mail që ka pasur me organet e Vetting-ut, për të cilin tre zonjat e KPK vendosën kohë shtesë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri më tani është shprehur për katër prej njerëzve të drejtësisë, por për asnjërin prej tyre nuk ka kërkuar kohë shtesë për të kryer llogaritë financiare të subjektit nën verifikim.

Më herët, edhe gjyqtari i Apelit, Besim Trezhnjeva pretendoi se nuk i ishin llogaritur të ardhurat e bashkëshortes, farmaciste prej dy dekadash.

Por, kërkesa për ekspertizë shtesë nuk u mor parasysh, as për Trezhnjevën, as për Fatos Lulon e as për prokuroren Besa Nikëhasanin.

Të tre ata këmbëngulën të llogariteshin shpenzimet dhe të ardhurat, por nuk u dëgjuan.

Që nga shpallja e vendimit të parë, që shkarkoi nga detyra gjyqtarin kushtetues Fatos Lulo, nuk ka ende një vendim të zbardhur, ndërkohë që për të tre të larguarit, KPK gjeti si të pajustifikuara pasuritë e tyre.

Altina Xhoxhaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY