DETAJE/ Tre pista hetimi për zjarrin në fabrikën e riciklimit në Kashar

DETAJE/ Tre pista hetimi për zjarrin në fabrikën e riciklimit në Kashar

130
0
Shares

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për zjarrin e rënë në kompaninë e riciklimit në Kashar.

Deri në këto momente po hetohet në tre pista: zjarrvënie e qëllimshme, zjarrvënie aksidentale ose i shkaktuar nga luhatja e tensionit.

Prokuroria ka administruar dëshminë e rojes së godinës e cila u përfshi nga flakët paraditen e së dielës, 21 dhjetor.

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar zjarrfikësve të kryejnë aktekspertimin për shkaqet e zjarrit. Nga grupi hetimor, gjatë flakeve dyshohet se është djegur dhe dvr-ja e regjistrimit të kamerave të sigurisë pasi ende nuk eshte gjetur.

“Para se të shija tymin në mes të kapatonit pati tre herë luhatje tensioni dhe ikje e ardhje të energjisë. Në orën 09:52 minuta të mëngjesit të së dielës, pak orë oasi kisha marrë turnin pashë tym dhe zjarri u përhap menjëherë. Njoftova sallën operative dhe zjarrfikësen por flakët u përhapën shpejt”, dëshmon roja.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY