DETAJE/ Fituesit e Lotarisë Amerikane, hapat që duhet të ndiqni nëse përzgjidheni

DETAJE/ Fituesit e Lotarisë Amerikane, hapat që duhet të ndiqni nëse përzgjidheni

210
0
Shares

Në ose rreth datës 15 Maj, informacioni lidhur me statusin e aplikimeve për llotarisë amerikane (Diversity visa E-DV) në web, është rinovuar me qëllim për të informuar aplikuesit nëse janë përzgjedhur ose jo. Për të parë statusin, ju duhet të fusni numrin tuaj konfirmues që përftuat kur dorëzuat në internet aplikimin për llotarinë. Nëse jeni zgjedhur, (selected) atëherë kaloni në faqen e konfirmuese ku do të gjeni udhëzime të reja përfshirë këtu edhe tarifat që lidhen me emigrimin në SHBA. Departamenti i shtetit nuk u dërgon me postë, apo njofton të zgjedhurit (selectees) me e-mail. Ambasada amerikane ose konsullata nuk do të shpallë përmes ndonjë liste emrat e atyre që janë zgjedhur.
Individët që nuk janë zgjedhur do të njoftohen gjithashtu vetëm përmes Entrant status Check.

Aplikanti kryesor dhe të gjithë anëtarët e familjes që aplikojnë për vizë në programin DV-2019, duhet të plotësojnë Formularin DS-260. Ju duhet të fusni numrin tuaj në formularin DS-260 në internet për të aksesuar informacionin për veten dhe familjen që keni përfshirë në aplikimin për llotari. Në faqen Sign and Submit, të DS-260, do t’ju duhet të futni përsëri numrin e rastit tuaj të DV, pa zerot. Pas dorëzimit të Formularit DS-260 në internet, printoni faqen e konfirmimit. Ju duhet ta sillni këtë faqe në intervistën për vizë. Pasi jeni njoftuar për datën e intervistës do të ndiqni paraprakisht këto hapa të rëndësishme:

-Shqyrtoni me kujdes informacionin tuaj në Entrant status Check në web e E-DV, duke shënuar datën, kohën dhe vendndodhjen e intervistës për vizën tuaj të emigrantit. Udhëzimet për Ambasadën e SHBA në Tiranë, mund të gjenden në këtë adrese nternetihttps://travel.state.gov/content/dam/visas/iv-dv-supplemental/TIA_Tirana.pdf
Nëse keni pyetje në lidhje me informacionin specifik të vendit të përfshirë këtu, ju lutemi kontaktoni ambasadën ose konsullatën ku do të aplikoni për vizën tuaj. Ju (dhe secili anëtar i familjes që aplikon për vizësebashku me ju) duhet të caktojë një takim medikal me një mjek të autorizuar në vendin ku do të intervistoheni. Ju duhet të plotësoni ekzaminimin tuaj mjekësor, së bashku me çdo vaksinim të kërkuar, përpara datës së caktuar për intervistën për vizën. Të gjithë aplikantët për vizë emigranti, pavarësisht moshës, duhet të kenë bërë kontrollin mjekësor para datës së intervistës. Vetëm një mjek i akredituar nga Ambasada e SHBA mund ta kryejë këtë testim. Është përgjegjësia juaj të dorëzoni formularin e testimit mjekësor online saktësisht tre (3) javë para datës së intervistës. Theksojmë që testimi mjekësor së bashku me vaksinimet e kërkuara duhen bërë nga mjekët e autorizuar nga ambasada amerikane. Rezultatet e testeve mjekësore nga mjekët e tjerë, nuk do të pranohen.

Merrni një kartë personale të vaksinimit nga Drejtoria juaj Rajonale e Shëndetit Publik për vete dhe për të gjithë anëtarët e familjes që aplikojnë për vizë.

Shkoni në faqen e internetit të mjekëve të aprovuar në http://uspanel-physician-al.com/ dhe lexoni informacionin se si të përgatisni dokumentat e kërkuara për takimin tuaj mjekësor.

Tre javë përpara datës së intervistës çdo aplikant për vizë, pavarësisht nga mosha, duhet të plotësojë dhe të dorëzojë formularin e aplikimit mjekësor që gjendet në internet në adresën http://uspanel-physician-al.com/ nën “Aplikoni tani”.

Skanoni kartelën tuaj të vaksinimit dhe bashkëngjiteni me formularin tuaj të aplikimit mjekësor. Ruajeni skedarin me emrin e aplikantit (psh: agim_toska.pdf). Kjo është pika e fundit e kërkuar në formularin e aplikimit mjekësor.

Pasi të paraqisni formularin që thamë, brenda tri (3) ditëve pune, përmes e-mailit ju do të merrni njoftimin për takimin me mjekun. Për siguri kontrolloni edhe në Spam,se mos e gjeni email-in aty. Nëse nuk i keni dhënë të gjitha informacionet e kërkuara, do të merrni një e-mail me ato pika që nuk i keni plotësuar.

Çdo aplikant i DV duhet të sjellë dy (2) fotografi identike në intervistë. Ju lutemi shqyrtoni informacionin e detajuar rreth kërkesave të fotografive për të siguruar që fotot tuaja të jenë të pranueshme.

Çdo aplikant duhet të paraqesë si më poshtë:

Informacionin për takimin i printuar prej Entrant Status Check në E-DV website.
Faqja konfirmimi DS-260. Këtë mund ta printoni nga Qendra e Aplikimit Elektronik Konsullor në çdo kohë pas përfundimit të aplikimit DS-260.
Pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas datës së parashikuar për hyrjen në SHBA për ju dhe çdo anëtar të familjes që aplikon për vizë.
Çertifikata juaj origjinale e lindjes dhe për çdo aplikant për vizë. Ajo duhet të thotë“Certifikata e lindjes”, jo “Certifikatë personale (i thoni nëpunësit të gjendjes civile që ju nevojitet një certifikatë lindjeje për përdorim jashtë vendit, i cili përkthehet në gjashtë gjuhë dhe lexon “Çertifikata e Lindjes” dhe është e vetmja që pranohet me qëllim vize emigrimi). Aplikantët që nuk kanë lindur në Shqipëri duhet të marrin një certifikatë lindje të përkthyer dhe të noterizuar nga vendi ku kanë lindur dhe një çertifikatë lindjeje shqiptare.
Secili aplikant pa marrë parasysh moshën, duhet të paraqesë dokumentat në ambasadë dy (2) javë para intervistës për vizë, veç nëse është njoftuar ndryshe.
I dërgoni dokumentet tuaja nëpërmjet korrierit të drejtpërdrejtë në Seksionin Konsullor, Ambasada Amerikane në Tiranë. Dërgoni dokumentat tuaja nëpërmjet korrierit të drejtpërdrejtë në Seksionin Konsullor, veç nëse intervista juaj është në pak se për 10 ditë. Në atë rast, sillni të gjitha këto dokumente në intervistën tuaj. Çdo dokument që nuk është në gjuhën angleze ose shqipe duhet të shoqërohet nga një përkthim i noterizuar. Illyria

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY