Policëve u “falen” 15 milionë lekë “të pista”

Policëve u “falen” 15 milionë lekë “të pista”

144
0
Shares

Shumë prej punonjësve të policisë të cilët kanë pasur të ardhura të padeklaruara apo nga burime të cilat njihen si të ardhura nga puna e zezë, do të kenë mundësinë të deklarojnë shuma deri në 1.5 milionë Lekë të reja të cilat i kanë jashtë sistemit bankar.

Ky është një nga “lëshimet” që iu është bërë punonjësve të policisë në ligjin e Vetingut, nëpërmjet një shtojce e cila është trajtuar si informacion për punonjësit e Policisë. Të gjithë ata subjekte të ligjit të Vetingut në polici që kanë të ardhura të tilla, do t’iu duhet të marrin një deklarim mbi rrugën e ardhjes së parave, por jo ta dokumentojnë.

Kreu i Sindikatës së Policisë Së Shtetit thotë se punonjësit e policisë mund të vijojnë ta plotësojnë dokumentacionin e tyre lidhur me pasurinë edhe pas afatit të dorëzimit të deklaratave që është data 5 Maj.

Problem, sipas kreut të Sindikatës, mbetet fakti se kanë mbetur vetëm dy javë nga përfundimi i afatit të vetëdeklarimit të punonjësve të policisë, por Ministria e Brendshme dhe qeveria nuk kanë nxjerrë aktet nënligjore përkatëse për funksionimin e ligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY