Një punonjës policie në Fier vrau veten me pistoletën e punës brenda në ambientet e komisariatit. Nuk dihen shkaqet për ngjarjen, por kolegët kanë raportuar se prej një jave ai ishte në panik nga procesi i Vetting-ut
Burime të besueshme të policisë së Fierit i treguan ABC News, që Kastirot Fafa i cili u vetëvra me armën e shërbimin mëngjesin e kësaj të marte, prej një jave ishte në panik nga procesi i Veting-ut.
Shqetësimin ai e ka shprehur te kolegët e tij të afërt, duke u treguar atyre edhe dyshimet për ku mund të goditej gjatë verifikimit të punës.
Të njëjtat burime thanë se 46-vjeçari i cili më parë kishte punuar inspektor zone, i trembej dy firmave të dyshimta të hedhura për pajisje me pasaportë. Megjithatë grupi hetimor ende nuk ka dalë zyrtarisht për shkakun e vetëvrasjes së Fafës prej kohësh punonjës i policisë.
Dhjetë ditë më parë nga inspketor zone ishte caktuar punonjës policie në patrullën e shërbimit. Ka qenë kjo periudhë kur edhe ka shprehur dyshimet dhe frikërat e tij. Fafa është vetëqëlluar me puthitje në gjoks, në zemër dhe për këtë arsye nuk u dëgjua zhurma e të shtënës.
Ka mbaruar turnin dhe ka shkuar të pushoje në fjetinën e policisë, pranë komisariatit, brenda rrethimit të drejtorisë. Kolegët donin të hynin në dhomën ku gjendej Kastrioti, por dera ishte e mbyllur nga brenda.
I kanë thirrur nga dritarja, por kur panë se nuk reagonte thyen derën dhe e gjetën të vrarë. 46 vjeçari kishte hequr këpucët, ishte shtrirë dhe kishte qëlluar me puthitje veten në kraharor, pranë zemrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
Hahah po ca lidhje ka. Po pse beheni qesharak more ca gazetash
Si nuk pam nje gjyqtar qe te vriste veten nga vettingu
Lajme te financuar nga partit politike. Po te rrin edhe pak do thot e vrau ardi veliu. Si nuk kemi nje gazetari persembari ne shqiperi more aman
Eshte e turpshme qe beni keto lajme me njerzit e vdekur. Turp tju vij.
Po se ne qe po kalojme ne vetting cfare na gjeti.