Donald Tusk: Sfida është të binden vendet e BE për hapjen e...

Donald Tusk: Sfida është të binden vendet e BE për hapjen e negociatave

104
0
Shares

Kryeministri Edi Rama falenderoi Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk për vizitën në Tiranë që sipas Ramës u bë në kohën e duhur fill pas rekomandimit dhe kur të gjithë shqiptarët presin me padurim të vazhdojnë në këtë rrugë.

“Rekomandimi nuk është pikëmbërritje por mbyllja e një faze dhe celja e një tjetre të re edhe më të vështirë në rrugën drejt BE. Jemi plotësisht të vetëdijshëm për të gjitha sfidat dhe vështirësitë, të cilat janë të kapërcyeshme”, tha Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp bashke me Donald Tusk.

Nga ana e tij Donald Tusk tha se shqiptarët po bëhen gati të nisin një nga projketet më të rëndësishme historike të vendit tuaj. “Është në interesin më të mirë evropian që Shqipëria dhe Ballakni të jenë pjesë e Evropës”, tha Tusk. Ajo cfarë është bërë është e mjaftueshme për të hapur negociatat dhe nuk është vetëm opinion im. Integrimi I plotë mbetet fati ynë I përbashkët, tha Tusk duke theksuar se sfidë mbetet tu mbushte mendja vendeve anëtare të BE-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY