Auron Tare tall kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli

Auron Tare tall kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli

231
0
Shares

Auron Tare ka fshikulluar përvjetorin e dasmës së Skënderbeut që u bë në Vlorë nën kujdesin e kryetarit të bashkisë. Sikurse thotë e Tare, Skënderbe, kali dhe gjithcka tjetër ishin komikë dhe vulgarë.

Komenti I Auron Tares:

Ditelindja e Romes, Dasma e Skenderbeut ne Kanine dy ane te ndryshme te medaljes se Trashegimise Kulturore.

Per dreq megjithese kisha vendosur te mos flisja fare per “Dasmen e Skenderbeut ne Kanine” nuk e mbajta dot doren dhe u ula te shkruaj dy fjale. Kjo pasi nje mik i im nga Roma me dergoi disa foto nga procesioni masiv i organizuar ne Rome me rastin e themelimit te saj. I ulur ne nje qoshe te kafenese se katit te 5 te Unesco me nje pamje te mrekullueshme perballe dhe me plot njerez te kultures perqark tek debatojne mbi rendesine e trashegimise kulturore mu duk vetja i pa fuqishem per te folur seriozisht per nje eveniment lokal ne Shqiperi. Ka tashme disa dekada qe trashegimia kulturore ne Shqiperi nuk merre me seriozisht as per vlerat e saj dhe as per mundesine e madhe qe ka per zhvillimin e turizmit. Per kete arsye edhe debatat intelektuale mbi rolin e trashegimise kulturore kane shteruar. Por ndoshta ishin fotot e procesionit te Romes apo qenia ne ambjentet e nderteses se unesco-s qe me bene te shkruaj dy fjale mbi evenimentin me te fundit kulturor ne lidhje me trashegimine.

Procesionet apo ri krijimet e ngjarjeve historike nuk jane nje gje e re dhe tashme ne disa vende shume te zhvilluara jane pjese e rendesishme e asaj qe e quajme Turizem Kulturor. Vende te ndryshme po e zhvillojme ne shume profesionalizem kete fushe duke e kthyer tashme kete fushe te re te Trashegimise ne nje menyre te rendesishme edukimi nepermjet ngjarjve historike. Une sapo pashe me shume vemendje Muzeumin e Trashegimise Vikinge ne Suedi i cili vizitohet nga nje numer rekord njerzish te interesuar per kete pjese te trashegimise europiane. Mund te permend nje numer Muzeumesh te hapura ku rikrijimi i betejave apo ngjarjeve historike kthehet ne nje feste te rendesishme lokale dhe nderkombetare. Prandaj Dasma e Skenderbeut si ide ne vetvete duhet pare si nje iniciative pozitive e cila mund te pasohet nga plot ide te tjera te ketij zhanri.

POR, si gjithnje ne Shqiperi pozitiviteti apo serioziteti i gjese kur vjen per tu realizuar kthehet ne nje farse komike e cila te trishton. Perse valle jemi kaq te pa afte te prodhojme gjera serioze? Perse valle nje ide e shkelqyer per zhvillimin e turizmit te trashegimise kulturore duhet te kthehet nje nje theater banal fshati? Perse e bejme edhe Skenderbeun e shkrete qesharak?

Shikoni seriozitetin e organizatoreve italiane te procesionit te Romes. Prodhimi i veshjeve deri ne detaje, serioziteti, madheshtia e ngjarjes sjellja e njerzve e plot detaje te tjera qe te bejne ta jetosh ate periudhe te lashte.

Po Dasma jone? nje farse komike qe te ben te qash, qe nga menyra e sjelljes se njerzise qe ishin grumbulluar e tek fshatari qe terheq Kalin e Donikes me spango a thua se ne te gjithe Vloren nuk gjendeshin dot nje pale kapistalle per kuaj. Qe tek figura qesharake e Skenderbeut te shkrete me kepuce me qafa si personazhi i Bob the BUilder hipur ne nje kafshe qe me shume dukej si Dhi e bardhe dhe jo si kale. tek kolltuket turke apo nje mavri me boje qe ju tunde mbi koke nje flamur te mberdhyer ne nje tub plastikte tjera e te tjera mysybete. Ndokush mund te thote e po edhe ti pse e ben qime tra. shqyqyr qe u be dicka shqiptare jemi. Ne fakt jo une mendoj se dicka ka ndodhur ne psikozen tone te pakten ne fushen e trashegimise dhe seriozitetit ndaj saj. Per ilustrim i bashkangjita ketij postimi dy foto nga nje aktivitet i organizuar ne Vlore egzaktesisht 100 vjet me pare. Shikoni cfare rregulli, cfare serioziteti dhe cfare fisnikesh te vertete duken keta vlonjate me kuaj. Kjo foto mund te jete bere kudo ne cdo kryeqytet te kohes dhe nuk ka asnje ndryshim nga garat me kuaj te aristokracise angleze per shembull.

ne gjithe kete persiatje te gjate une mendoj se ajo qe ne kemi humbur bashke me seriozitetin eshte fisnikeria, aristokracia shkelqimi i asaj pjese te shoqerise qe ishte rritur me kuaj psh apo dinte se cfare ishin keshtjellat apo sarajet. Njerez qe kuajt nuk i terhiqnin me spango apo me litar si mushkat e fshatit, njerez qe dinin si te visheshin per ngjarjen taman sipas kohes dhe jo me kepuce te Bob the BUilder. Njerez qe jetonin me tragjedine dhe seriozitetin e historise dhe jo duke u bere karagjoze me nje ide aq interesante dhe aq te bukur qe ne se do te dihej si te organizohej dhe zhvillohej mund te behej me te vertete nje reze shprese ne tymin e madh qe ka mbuluar trashegimine tone kulturore.

Modeli italian, Rome

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY