Horoskopi, 21 Janar 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 21 Janar 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

72
0
Shares

Dashi
Jeni të dyzuar sot nëse do ti merrni gjërat siç vijnë apo do të programoni ditën për të mos pasur surpriza nga partneri/ja. E rëndësishme është të vendosni. Beqarët do jenë të vendosur për të ndryshuar statusin e tyre dhe do shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që do i jepen. Do të keni gjendje pozitive dhe do të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve. Financat do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm. Në ambientin e punës do të jeni shumë karizmatikë.

Demi
Partneri/ja po bëhet një pengesë për karrierën tuaj sepse në shumë raste duke kërkuar praninë tuaj ju ka bërë të hiqni dorë nga oportunitete mjaft të mira. Beqarët do përjetojnë një nga ato ditët e tyre rutinë, ku nuk do veçojnë asgjë interesante. Duhet t’i lini gjërat që të kalojnë dhe pastaj të përballeni me njerëz që ju rrethojnë. Financat do jenë të mira, situatën do arrini ta mbani nën kontroll. Në punë do të ndiheni të lirë dhe plotë me gjallëri.

Binjakët
Asgjë nuk do t’ju vijë si dhuratë sot ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Gjithçka do t’ju duhet ta fitoni vetë me shumë mund dhe punë. Beqarët do refuzojnë ftesat për takime pasi nuk do e ndjejnë ende veten gati për të bërë ndryshime të rëndësishme në jetën e tyre. Duhet më parë të reflektoni para se të veproni sidomos në çështjet e zemrës. Në aspektin profesional kjo periudhë rezulton të jetë pozitive. Financat do jenë delikate, kujdes me shpenzimet.

Gaforrja
Partneri/ja ju ka paragjykuar pa parë atë që keni bërë me vepra. Sot do të ndryshojë mendim dhe madje do t’ju kërkojë edhe falje. Beqarët nuk duhet të nxitohen për të marrë vendime që lidhen me të ardhmen e tyre sepse mund të lëndohen. Shikoni interesin tuaj dhe çdo gjë do t’ju shkojë në rregull. Në aspektin profesional do të jeni në çdo moment në gatishmëri. Financat parashikohen të kenë disa vështirësi, të cilat do i kaloni falë menaxhimit tuaj.

Luani
Një çështje disi bezdisëse do t’ju tërheqë vëmendjen sot. Nuk keni dashur të jeni pjesë e saj, por partneri/ja ju ka përfshirë pa ju pyetur. Një moment impulsiviteti do t’ju bëjë të arrini të thoni gjëra që nuk i mendoni në të vërtetë. Bëni kujdes dhe mos jini të vrazhdë me personat që doni. Beqarët do kenë takime interesante, shumë prej tyre mund të gjejnë edhe personin që kanë pritur prej kohësh. Financat do vinë duke u përmirësuar, gjithsesi tregoni kujdes me blerjet.

Virgjëresha
Njeriu juaj i zemrës ju ka përgatitur një surprizë të këndshme që do t’ju kënaqë. Pasditja do të kalojë në shoqëri të mirë dhe biseda interesante. Në dashuri kërkoni një mënyrë të re për të shprehur ndjenjat. Beqarët do përjetojnë një ditë të mbushur me emocione dhe lumturi falë takimeve interesante që do kenë. Financat do jenë me fat sot dhe nuk do keni arsye për tu shqetësuar. Nuk duhet t’i jepni rëndësi fjalëve të kolegëve tuaj, por duhet të ecni përpara.

Peshorja
Këto kohë ju tërheq çdo gjë që ka të bëjë me kulturën dhe artin. Njohuritë tuaja keni dëshirë ti thelloni më shumë me kurse dhe leksione jashtë. Partneri/ja do ju mbështesë në gjithçka. Në dashuri jeni në një fazë harmonie të plotë. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të hedhin hapa drejt të ardhmes. Në punë do të keni produktivitet. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem, çdo gjë do jetë nën kontrollin tuaj.

Akrepi
Keni mosmarrëveshje me pjesëtarët e familjes dhe partnerin/en dhe kjo gjë nuk po ju lë të qetë. Këtë moment doni të përqendroheni për të zgjidhur një çështje të caktuar. Beqarët do jenë me humor të mirë sot dhe do kënaqen edhe me aventurat kalimtare. Sot do të provoni emocione të forta kur të vizitoni një ambient ndryshe nga ata që keni zbuluar më përpara. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi tregoni maturi me shpenzimet.

Shigjetari
Sot do t’ju vërë në siklet një situatë e caktuar ju që jeni në një lidhje dashurie. Do t’ju ngelen në mendje për shumë kohë momentet e sikletshme që provuat. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm në takimet që do realizojnë sepse gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Në punë vlerësoheni për cilësitë tuaja dhe do të jepni prova të shumta ku do të tregoni vlerat tuaja si një person me shumë ndikim te të tjerët. Financat do vinë duke u përkeqësuar, tregohuni të kujdesshëm.

Bricjapi
Partneri/ja juaj ju ka rezervuar një darkë interesante sot që kishit ditë që e prisnit. Përgatituni të merrni edhe dhurata të këndshme. Beqarët do kenë një ditë të keqe sot në dashuri dhe të braktisur nga fati. Më mirë të presin edhe pak kohë për ndryshime. Në planin financiar mundohuni të ruani ekuilibrin. Duhet ta mbani situatën ekonomike nën kontroll se rrezikoni të hyni në borxhe. Në punë do të keni përmirësime dhe do të veproni me zgjuarsi.

Ujori
Problemi më i madh sot do të jetë marrëdhënie juaj me partnerin/en. Të gjitha fushat e tjera të jetës shkojnë mjaft mirë dhe ju ndiheni të qetë. Beqarët nëse duan të gjejnë shpirtin e tyre binjak duhet të tregohen të hapur në takime dhe t’i shprehin ndjenjat e tyre. Sot mund të vuani nga një akumulim i lodhjes, yjet ju sugjerojnë që të kurseni energjitë tuaja në mënyrë që t’i përdorni në një moment tjetër. Financat do jenë të mira, do arrini të kryeni edhe shpenzime.

Peshqit
Karakteri juaj sot nuk përkon fare me atë çfarë jeni në të vërtetë. Arrogant/e dhe egoistë, sot do të shkaktoni shumë hatërmbetje te personat e afërt. Beqarët do jenë shumë të ngarkuar me punë dhe përqendrimi tek ajo nuk do i lërë hapësira për takime apo njohje të reja. Në fushën e ndjenjave do të merrni një ftesë nga një person që ju pëlqen. Do të keni dëshirë të bëni udhëtime të gjata dhe të çlodheni. Financat do përballen me disa probleme serioze.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY