2500 njerëz u përgjuan në Shqipëri, por 1000 të tjerë u përgjuan...

2500 njerëz u përgjuan në Shqipëri, por 1000 të tjerë u përgjuan pa vendim

152
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme ka kryer 2429 përgjime të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake përgjatë vitit 2017 ose rreth 450 përgjime më pak se një vit më parë. Por sipas raportit në përgjime janë përfshirë mbi 3500 persona cfarë do të thotë se akuza përgjoi pa leje rreth 1000 persona që ndodheshin në ambientet e objektit në përgjim.

Këto përgjime, sipas prokurorisë janë aplikuar në lidhje me 723 procedime penale të hetuara nga të cilat 204 prej tyre në kuadër të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda.
Më konkretisht, bazuar në këto praktika të autorizuara nga gjykata, sipas prokurorisë është mundësuar interceptimi për 3575 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale.

Krahasuar me vitin paraardhës 2016, prokuroria ka kryer rreth 400 raste përgjimi më pak gjatë vitit 2017.

Siç bën të ditur prokuroria, në kuadër të këtyre përgjimeve gjatë vitit 2017 në sajë të kësaj teknike hetimore është arritur në arrestimin ose ndalimin e 475 personave të dyshuar për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve dhe e vepra të tjera.

Në disa raste përgjimet kanë shërbyer edhe për marrjen e informacionit dhe mbi bazën e të dhënave të përfituara gjatë interceptimit, është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale kryesisht për veprën penale të korrupsionit të personave që kryejnë funksione publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY