Arrestohet për terrorizëm një shqiptar në Vjenë

Arrestohet për terrorizëm një shqiptar në Vjenë

68
0
Shares

Një shqiptar u arrestua në Vjenë pasi policia dyshonte se kishte planifikuar sulme në Vjenë.

Shqiptari kishte qenë nën vëzhgim pasi autoritetet vendase kishin marrë informacion nga shërbimet e huaja inteligjente. Shqiptari u arrestua të premten pasdite në një apartament në Vjenë, nga një ekip SËAT (forca speciale), deklaroi për gazetarët, zëdhënësi i policisë, Thomas Keiblinger.

Shqiptari kishte hyrë në shtetin austriak të premten dhe dyshohet se ishte pjesë e një grupi ekstremistësh islamikë shqiptarë, që do kryenin sulme gjatë periudhës 15-30 janar në Vjenë.

Hetimet, shkruan “Reuters”, janë duke vazhduar për të zbuluar gjithë grupin ndërsa janë paralajmëruar dhe qytetarët të kenë kujdes.

Shqiptari kishte ndërtuar një mjet shpërthyes në Gjermani dhe e kishte futur atë në Vjenë, për të kryer një sulm, shkruajtën mediat austriake.

“Njeriu ka qenë në paraburgim. Ka ende shumë gjëra për të sqaruar”, tha një tjetër zëdhënës i policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY