Policia ka konfirmuar se nëntë vetë vdiqën dhe 16 janë plagosur pasi një fugon fluturoi në një turmë njerëzish që ecnin në Yonge Street në veri të Torontos.
Lajmi u konfirmua nga Peter Yuen, zëvendës shefi i policisë së Torontos. Janë krijuar dy linja telefonike për të ndihmuar familjet e viktimave dhe për të ndihmuar policinë në hetimin e krimit makabër.
“Është koha të jemi të qetë aq sa mundemi”, u tha gazetarëve kryetari i bashkisë së Torontos Xhon Tori.
Tori po i nxit njerëzit të qëndrojnë larg zonës pasi një “hetim shumë i komplikuar” është në proces.
Aktualisht shoferi i furgonit është vënë nën arrest ndërsa policia nuk po kërkon ndonjë të dyshuar tjetër në këtë kohë.
Anëtarë të lartë të qeverisë federale kanë komentuar gjithashtu mbi këtë incident. Toronto po pret një takim me udhëheqësit e G7 ku ministri i sigurisë publike Ralph Goodale dhe ministri i punëve të jashtme Chrystia Freeland folën me mediat rreth incidentit.
“Ka padyshim viktima në këtë incident. Nuk mund të jap detaje në këtë fazë, “tha Goodale, duke konfirmuar se policia e Torontos po e ndjek këtë hetim.
“Ne nuk mund të arrijmë në përfundime të forta në këtë fazë,” vazhdoi Goodale. Kur u pyetën nëse incidenti ishte një akt terrorizmi, ministri i sigurisë publike tha “nuk do të ishte e përshtatshme të spekulohej”.
Freeland e quajti incidentin një “moment shumë të trishtuar”. Të dy liderët falënderuan të parët zyrtarët e zbatimit të ligjit, ndërsa shprehën ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre për ata që u prekën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/