Një i ri ka mbetur i plagosur pasditen e sotme me armë zjarri në lagjen “5 maji” të qytetit të Elbasanit pas një atentati që u mbyll vetëm me plagë.
I lenduar ka mbetur 22-vjeçari Xhon Rusta, i cili thuhet se është qëlluar me armë zjarri nga një person i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja është një përplasje mes grupeve kriminale.
Rusta rezulton një emër i njohur për policinë e Elbasanit, pasi është dënuar për plagosje në vitin 2014. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Elbasanit për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes.
I riu është transportuar me urgjencë për në spitalin e Elbasanit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Elbasan
Informacion paraprak
Rreth orës 18.50 ka shkuar në spital i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi Xh.R 22 vjec banues në Elbasan.
Menjëherë shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimi dhe kapjen e autorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/