Majlinda Bregu fiton postin që i ‘dha’ Rama

Majlinda Bregu fiton postin që i ‘dha’ Rama

435
0
Shares

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu është zgjedhur në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Përmes një postimi në Facebook ajo tha se përshëndet edhe ministrin e Jashtëm Bushati. Në vijim ajo thotë se e falenderon pavarësisht se ndahet me të politikisht, duke dhënë sinjalin se përkatësinë e saj të mëhershme në PD do ta përdorë edhe në vijim.

Postimi i Bregut:

“Fituam❗️

Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!
Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.
U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!
Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!

E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY