Flet nga spitali: Ervin Memo tregon shpërthimin që e hodhi në erë

Flet nga spitali: Ervin Memo tregon shpërthimin që e hodhi në erë

173
0
Shares

Ervin Memo ka arritur të flasë në lidhje me atentatin  që desh i mori jetën kur makina ku ai ndodhej u hodh në erë përmes një eksplozivi të shpërthyer në distancë.

“Kam vetëm konflikte pronash. S’kam asnjë lloj konflikti tjetër. Nuk e di kush mund të jetë përgjegjës për ngjarjen.Kam pasur konflikte pronësie por jo aq të ashpra sa të dyshoja se dikush mund të më vriste. Nuk e di kush mund të ketë qenë. Sapo hipa në makinë dhe e ndeza ajo shpërtheu dhe u bë copa. Gjithçka ndodhi në pak sekonda.”

38-vjeçari Memo përdorte kryesisht mjete të tjera për të qarkulluar, ndërsa “Benz”-in që shpërtheu e linte të parkuar para shtëpisë së tij, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë”, deklaroi Memo.

Ngjarja ndodhi tri ditë më parë në lagjen “29-nëntori” në Fier, ku makina shpërtheu sapo Memo hipi në të.

Dyshimi kryesor është konflikti për pronat pasi familja e 38-vjeçarit ka trashëguar troje ne qytetin e Fierit, pranë Unazës së Re, ku është ndërtuar edhe një pallat që është në proces legalizimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY