Arben Ristani shpengon Statutin: Ja kush dhe si shkarkohet kryetari i PD

Arben Ristani shpengon Statutin: Ja kush dhe si shkarkohet kryetari i PD

139
0
Shares

Statuti i ri i Partisë Demokratike nuk arriti t’i qetësojë kritikët e Lulzim Bashës, të cilët kërkuan kufizimin e mandatit të kryetarit kur ai humb zgjedhjet. Ndër tre partitë e mëdha në Shqipëri, Partia Demokratike është e vetmja që e parashikon largimin e liderit nga drejtimi i saj, nëse humbet zgjedhjet.

Por Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani thotë se ndryshimet e reja janë bazuar mbi modelet e CDU-së gjermame dhe konservatorëve anglezë, duke ia lënë anëtarësisë përmes një anëtar një votë të drejtën për t’a votëbesuar apo jo një kryetar, qoftë ky edhe humbës. Ndërsa shkarkimi i tij bëhet me propozim të gjysmës së Këshillit dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

“Dorëheqja është akt moral e personal. Në partitë e djathta s’ka kufizime në statut. Kemi menduar që kryetari do kalojë ne filtrin e anëtarësisë dhe nëse anëtarësia s’e votëbeson apo jo është në dorën e saj. E gjithë anëtarësia pret që PD të marrë pushtetin dhe nëse kryetari çon në humbje, anëtarësia s’e voton. Ne mjafton të garantojmë një set rregullash për të garantuar garë të ndershme dhe barazi mes anëtarëve që do garojnë dhe është në dorën e anëtarësisë nëse do një kryetar që çon në humbje ose jo”.

Ristani shpjegon edhe ndryshimet në kryesi, forum i cili nuk do të ketë më 57, por 27 anëtarë. Ai mohon përjashtimin e figurave aktuale, pasi të gjithë mund të jenë pjesë e garës.

“Do jetë një trupë prej 15 vetësh dhe në këtë trupë mund të ketë propozime dhe këto figura të jenë përsëri, do varet nga propozimet. Ne s’i lëmë propozimet  vetëm në diskrecion të kryetarit të PD, por që edhe 15 përqind e firmave të Këshillit Kombëtar të paraqesin alternativa duke marrë edhe figura të tjera. Zgjerojnë kompetencën  e institucioneve kolegjiale jo vetëm tek kryetari”.

Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve refuzon të flasë për emra të përveçëm kur pyetet për rikthimin e Jozefina Topallit në Këshill Kombëtar dhe thotë se më shumë sesa emrat, rëndësi kanë parimet.

“Ishte shumë e drejtë që ish – kryetarja e Kuvendit të jetë në këshill, ishte propozim racional dhe shumë i drejtë, por statuti s’ka të bëjë me emrat”.

Vetë ish-nënkryetarja e demokratëve Topalli tha se një përcaktim i tillë ka qënë në statutin e PD-së. Të paktën në dy çështje, atë për përfshirjen në Këshillin Kombëtar të ish-kryetarëve të kuvendit, si dhe për tkurrjen e numrit të anëtarëve të kryesisë duket se grupi i punës e ka parë të udhës që të shkohet tek përcaktimet statutore në kohën kur PD-ja drejtohej nga Sali Berisha. TVKlan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY