Skandali me tenderat e nipit të Sadri Abazit, reagon inxhinieri i mjedisit:...

Skandali me tenderat e nipit të Sadri Abazit, reagon inxhinieri i mjedisit: Më është keqpërdorur diploma

227
1
Shares

Pas skandalit me dokumente flasë që përfshiu kompania e nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi, reagon edhe inxhinieri i mjedisit Bekim Selmani. Sipas bashkisë Elbasan, kjo komapni i ka fituar tenderat publikë me dokumentacion të falsifikuar. Kompania me administrator Arbër Abazin ka garuar dhe ka fituar tenderin për “Shërbimin e pastrimit të qytetit të Elbasanit”.

Ndërkohë, në lajmin e bërë publik nga mediat përmendet edhe emri i shtetasit kosovar Bekim Selmani, si inxhinier mjedisi, i cili sipas bashkisë nuk ka diplomë për inxhinier mjedisi.

Komunikat për media

Në bazë të shkrimeve nëpër media, jam njoftuar se mua Bekim Mehmet Selmani më eshte keqpërdorur diploma nga kompania “Alko Impex General Counstractioni” kompani në të cilën unë kam punuar nga muaji Shkurt 2009 deri më Shtator 2012 në Kosovë. Me ketë raste dua të distancohem nga çdo lloj përgjegjësie që më është ngarkuar nga kompania në fjalë duke abuzuar me dokumentacionin tim, pa dijenine time. Për përdorimin e diplomës time, keqperdorimin e të dhënave personale, dhe keqperdorim të dhënave personale në faksifikim të dokumentit do të njoftohen organet përkatëse. Dua të theksoj se unë qe 4 vite jetoj dhe punoj jashte Kosoves dhe te gjitha këto keqpërdorime janë bërë pa dijenin time.

Me respektë Bekim Selmani”, shkruan Selmani në reagimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY