Shtëpia e Bardhë shpall prioritetet e politikës së Jashtme: Do kërkojmë miq...

Shtëpia e Bardhë shpall prioritetet e politikës së Jashtme: Do kërkojmë miq dhe jo armiq

70
0
Shares

Stafi diplomatik i Presidentit Donald Trump sapo ka publikuar prioritetet e diplomacisë amerikane nën mandatin e Presidentit të ri.

Administrata e Trump do të jetë e angazhuar për një politikë të jashtme të fokusuar në interesat amerikane dhe në sigurinë kombëtare të vendit.

Prioriteti më i madh i SHBA në politikën e jashtme është të mposhtë ISIS dhe grupet e tjera radikale terroriste. Për këtë administrata do të punojë me partnerët për të këputur finacimet për terroristët, të ndajë informacionin me shërbimet partnere dhe të pengojë përmes luftës kompjuterike, edukimin apo rekrutimin për terroristët.

Prioriteti tjetër është rindërtimi i ushtrisë amerikane. Presidenti Trump kërkon që të zgjerojë flotën detare dhe forcën ajrore amerikane. Flota detare nga 500 anije që ishin në viti 1991 tani ëhstë rrudhur në 275 të tilla. Flota ajrore është sa një e treta e flotës që ishte në vitin 1991.

Në diplomaci do të ndiqet një politikë bazuar në interesat amerikane. SHBA nuk do të kërkojë armiq, por do të jetë e lumtur kur armiqtë të bëhen miq të vjetër dhe miqtë e vjetër bëhen aleatë. Bota do të jetë më e qetë me një SHBA më të fortë dhe më të respektuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY