Mos e beso po deshe, Rama tender 313 milionë lekë për 12...

Mos e beso po deshe, Rama tender 313 milionë lekë për 12 karrige “të rënda tip kolltuku që të marrin formën e trupit”

235
0
Shares

Kryeministri Rama shpenzon miliona lekë për luks në zyrën e tij në Kryeministri. Jo pak por 313 milionë lekë do të harxhojë Rama nga Buxheti i Shtetit për “12 karrike të rënda tip kolltuku për zyrën e tij. Kryeministria ka shpallur një tender për blerje orendish dhe pajisje për mobilim zyrash.
Në njoftimin e publikuar nga kryeministria për shpalljen e tenderi thuhet: Fondi i Marrveshjes Kuadër për 12 muaj: 31 368 539 (tridhjetë e një million e treqind e gjashtë dhjetë e tetë mijë e pesqind e tridhjetë e nëtë lekë).

Burim i Finacimit: Buxheti i shtetit

Po ashtu shpenzime luksi do të bëjnë edhe ministrat e Ramës. 133 milionë lekë, pra mbi 1 milion euro. Kaq është shuma që pritet të shpenzojë Ministria e Punëve të Brendshme për blerjen e veturave dhe automjeteve të ndryshme për Gardën e Republikës, Drejtorinë e Burgjeve, SHISH, etj.
Nga sa bëhet e ditur, tenderi është i ndarë në 14 nëntendera, sipas institucioneve dhe llojit të automjeteve. Nuk janë pak, por 49 automjete që do blihen, të gjitha prodhim i viteve të fundit.

Ajo çka bie në sy është fakti që Garda e Republikës zë pjesën më të madhe të këtij tenderi, me një vlerë totale prej 42.6 milionë lekësh.
Ndërkaq, që pjesa më e madhe e këtyre veturave dhe fuoristradave do t’i shkojë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, dhe jo pak por 11 autovetura, 3 fuoristrada, si dhe 1 automjet për transport.

Qeveria, miliarda lekë për luksin në zyra

Qeveria Rama është e lidhur fort me pjesën e imazhit duke shpenzuar miliarda lekë për luksin në zyrat e Kryeministrisë dhe të ministrive përkatëse. Këtë gjë e tregon edhe shpenzimet e parashikuara në buxhetin e vitit 2018, ku kjo qeveri ka parashikuar që të shpenzojë rreth 4.8 miliardë lekë për ndihmën ekonomike, ndërsa për rikonstruksionin e godinave të ministrive, blerje makinash dhe pajisje për zyra, parashikohen mbi 1 miliardë lekë. Kështu buxheti i miratuar në Kuvend me diskutime, që kap shifrën prej 497 miliardë lekësh, parashikon sërish shpenzime shumë të larta për për rikonstruksionin e godinave të ministrive dhe pajisje për zyra.

Në buxhetin për vitin 2018 kryeministria ka fondin më të lartë prej 224 milionë lekësh, i cili parashikohet për blerje të pajisjeve elektronike dhe rikonstruksion të godinës. Më pas renditet ministria e Ekonomisë dhe financave për të cilën parashikohet një fond prej 218 milion lekësh vetëm për blerje të pajisjeve elektronike dhe sistemeve elektronike. Ndërkohë për Ministrinë e Drejtësisë është parashikuar që të shpenzohen 125.5 milion lekë ku pjesa më e madhe parashikohet për rikonstruksion të godinës dhe krijimin e një sistemi elektronik për arkivin gjyqësor. Gjatë vitit të ardhshëm qeveria ka parashikuar në projektbuxhet edhe një fond për rikonstruksionin e ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme.

Nga ana tjetër, në buxhetin e vitit 2018 parashikohet që shpenzimet për argëtim, kulturën dhe çështjen fetare pritet të shkojë diku tek 3.4 miliardë lekë. Këto shpenzime janë rritur me 10 % krahasuar me 2014 dhe 35 % krahasuar me 2012. Këto shpenzime për vitin 2018 janë një ripërsëritje e shpenzimeve të viti 2016, ku qeveria sërish shpenzoi rreth 1 milion dollarë në rikonstruksionin e fasadave të institucioneve, ambienteve të brendshme apo mobilimin e zyrave. Ndërkohë, shpenzimet për shëndetësinë kanë pësuar rënie me 3.6 % në raport me vitin e shkuar dhe ato për arsimin po ashtu pësuan rënie me 1 %. Sikur të mos mjaftojnë këto, qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë taksën e banesës, tarifën ujit të pijshëm në Tiranë dhe gazin.

Kështu, qeveria ka menduar që në total të shpenzojë më shumë në fasada, rimobilime zyrash dhe argëtim, se sa në ndihmë ekonomike, skemë nga e cila janë përjashtuar rreth 19700 persona. Rama është mundur t’ia vërë fajin njerëzve që nuk duan të punojnë apo edhe sistemit për skualifikimin e personave nga ndihma ekonomike, sistem ku që bazohet në pikësim, por që kurrë nuk është bërë publik konkretiksht ky sistem pikësimi. Po ashtu ai ka pranuar se ky sistem ka gabime marzhi, që mund të ketë rezultuar në përjashtime të padrejta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY