Dukesha e Kembrixhit sjell në jetë fëmijën e tretë

Dukesha e Kembrixhit sjell në jetë fëmijën e tretë

173
0
Shares
Foto Arkiv

Dukesha e Kembrixhit ka lindur një djalë.

Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj Prince William mirëpritën fëmijën e tyre të tretë.

Kate u dërgua në spital mëngjesin e sotëm, në “St Mary” të Paddingtonit, në Londër, e solli në jetë Princin e ri vetëm pak orë më vonë, pa komplikacione.

Njoftimi u bë nga pallati mbretëror.

“Lartësia e saj mbretërore Dukesha e Kembrixhit ka sjellë në jetë një djalë rreth orës 11:00.

 Duka i Kembrixhit ishte i pranishëm për lindjen.

Lartësia e saj mbretërore dhe fëmija i saj janë mirë”, thuhet në deklaratën e Kensington Palace.

Foshnja është i pesti në radhë për kurorën, ndërsa rezulton stërnipi i gjashtë i Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut, sikurse edhe vëllai i Princit George dhe Princeshës Charlotte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY