FOTO/ Gunther Krichbaum “ia përplas” mesazhin qartë Edi Ramës: Me këtë korrupsion...

FOTO/ Gunther Krichbaum “ia përplas” mesazhin qartë Edi Ramës: Me këtë korrupsion dhe nivel krimi nuk ka çelje negociatash

154
0
Shares

Gunther Krichbaum, zyrtari i lartë gjerman i CDU-së se kancelares Angela Merkel, deklaron se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është i parakohshme në këtë moment.

“Korrupsioni dhe niveli i lartë i krimit tëe organizuar janë një problem” – theksoi Krichbaum për gjermanen ‘Tagesspiegel’.

Krichbaum është kreu i Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së në Bundestag.

Pas rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Krichbaum u shpreh se ‘Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e Ëorld Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit.’

 

Menjëherë pas kësaj, mediat pranë kryeministrit nisën sulmin ndaj Krichbaum duke e cilësuar si zyrtar të paguar nga Basha.

Në shkrimin e ‘Tagesspiegel’ thuhet se kritikat e Krichbaum pas rekomandimit të Komisionit Evropian e vendosën zyrtarin e lartë gjerman nën sulmet e mediave pranë kryeministri Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY