Ja gjestet që femrat i kërkojnë në shtrat

Ja gjestet që femrat i kërkojnë në shtrat

626
0
Shares

Zbuloni cilat janë 8 gjerat nga të cilat tundohen femrat

Syri kërkon pjesën e tij- Gjëja e parë që ka rëndësi, është pastërtia. Një mashkull jo i rregullt dhe me pamje që nuk kënaq syrin, ul dëshirën seksuale. Përkundrazi një mashkull që bie erë e mirë, është i pastër, me thonjtë e prerë dhe mjekrën e hequr, ose të rregullt, eksiton më shumë.

Puthjet nuk janë kurrë mjaftueshëm- Puthja është fillimi i gjithçkaje! Një mashkull që di të puth, ka shumë mundësi që të përfundojë në shtrat me një femër. Ato i pëlqejnë puthjet të çfarëdo forme qofshin, qoftë në buzë, gushë, apo faqe.

Zgjasni fazën e nxehjes- Mesatarisht një raport seksual zgjat 15 minuta, por femrave kjo kohë nuk iu pëlqen. Sipas pikëpamjes së tyre, shpejtësia është egoizëm, ku meshkujt mendojnë vetëm për vete. Kështu që meshkuj zgjateni pak më shumë aktin!

Fantazia- Të bërit dashuri gjithmonë në të njëjtin pozicion është diçka e mërzitshme. Femrat preferojnë të eksperimentojnë pozicione të ndryshme dhe sidomos t’i stimuloni në pjesën intime.

Mos bëni kurrë pyetje- Gjatë aktit seksual, një mashkull bën pyetje të tipit “Ku ke mësuar?” ose “Kush të ka mësuar?” Kjo lloj pyetje është e bezdisshme për femrën dhe çon direkt në rënie të dëshirës. E kaluara, është e kaluar! E rëndësishme është të shijoni momentin.

Pëshpëritini fjalë eksituese- Janë të shumta femrat që mendojnë se piku i kënaqësisë qëndron në veshë. Eksitimi i femrës nis nga pëshpëritja e fjalëve “sa e bukur je”, “më eksiton pa masë”, “trupi yt më tërbon” etj. Për një femër, fjalët janë një pjesë e rëndësishme për të pasur një raport të mirë seksual.

Më mirë cilësia se sasia- Shumë meshkuj mendojnë se e kënaqin partneren e tyre, duke i dhuruar dy raporte seksuale rresht. Nuk ka asgjë më të gabuar! Pasi keni përfunduar raportin seksual, gjëja më e duhur është që të relaksoheni, ndoshta me një gotë verë apo me një bisedë të këndshme, por asnjëherë mos rinisni nga e para, pasi në vend të kënaqësisë mund të kthehet në bezdi.

Mos flini- Mos flini menjëherë pas raportit seksual! Për ta shijuar të plotë aktin seksual, është e rëndësishme që ti dhuroni vëmendje partneres suaj, deri në momentin që t’iu zërë gjumi bashkë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY