Fatbardh Kadilli: Ja pse përjashtuam dorëheqjen e kryetarit kurdo që humbet zgjedhjet

Fatbardh Kadilli: Ja pse përjashtuam dorëheqjen e kryetarit kurdo që humbet zgjedhjet

199
0
Shares

Një ndër drejtuesit kryesorë të PD, Fatbardh Kadilli deklaroi sot se synimi i ndryshimeve në statut nuk ka qenë forcimi i kryetarit të partisë por për të patur një kryetar partie që nuk mund të hiqet sa herë ka një kundërshtar brenda partisë.

Në një koment të tij ai ka shpjeguar s epse grupi i punës propozoi ndryshimet në statut, ndryhsime që u votuan.

Komenti i Kadillit:

Si nje nga antaret e grupit te punes per statutin, por dhe si person qe nuk u perfshi ne listen e deputeteve, si rrjedhoje e vendimit te Bashes, dua te bej nje sqarim te ftohte dhe te distancuar emocionalisht per debatin pa thelb qe ka plasur ne media.

1-Statuti i partise nuk hartohet me qellim “eleminimin” e kryetarit, qofte ky dhe Lulzim Basha, por per te sanksionuar rregullat e funksionimit te partise….

2- Te sanksionosh ne statut doreheqjen e kryetarit nese humb zgjedhjet do te thote te mbash gjithmone nje “lufte” te hapur brenda forces politike. Cdo parti ka njerez dhe grupe qe nuk e duan kryetarin dhe natyrisht humbja e zgjedhjeve do te ishta nje rast i mire per ta per te punuar kunder vetem per largimin e tij. Nese flasim per rastin e Shqiperise ku shitblerja e votes eshte kthyer ne sistem a do te ishte e moralshme ti kerkoje kryetarit te largohet ne nje gare aspak te lire dhe te ndershme? Kujtoj frazen e famshme te Sali Berishes ” do te jap doreheqje diten qe do te humbas ne zgjedhje te lira e te ndershme” Berisha dha doreheqje ne zgjedhjet qe humbi te organizuara nga ai. Pergjithesisht doreheqja eshte akt moral kur humbet zgjedhjet. Ne statutin e miratuar ne KK eshte parashikuar qartesisht se si mund te shkarkohet nje kryetar qe nuk gezon mbeshtetjen e demokrateve dhe nuk jep doreheqje.

3- Ndryshimet ne statut e pasuruan ate me theksin ideologjik dhe etik te djathte, rriten peshen e Keshillit Kombetar duke i dhene kompetencen te kete kandidatura alternative nga ato te kryetarit dhe disa kompetenca qe i kishte me pare Kryesia;

Sot Shqiperia ka nevoje per alternative, per shprese.

E keqja e Shqiperise eshte Edi Rama prandaj duhet nje bashkim i madh per ta shpetuar vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY