Doris Pack i sulet Ramës për shpifjet ndaj Krichbaum

Doris Pack i sulet Ramës për shpifjet ndaj Krichbaum

117
0
Shares

Ish-eurodeputetja Doris Pack reagoi ashpër sot pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në drejtim të Kryetarit te Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.

Pack e ka quajtur deklaratën e Ramës një histori mashtruese e fabrikuar nga vetë kryeministri. Në reagimin e saj përmes tuiter, ajo është shprehur se jo të gjithë mund të shiten apo blihen si Rama ndërsa shton se është turp edhe për mediat të cilat shpërndajnë shpifjet e kryeminsitrit.


“Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga #Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj #Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. #Rama mendon për të tjerët se janë në kategorinë e tij: të gjithë mund të blihen e shiten. Turp për të dhe gazetarët që përhapin shpifjen”, shkruan ajo në Tëitter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY