Flet Avokatja e Popullit: Shkeljet gjatë arrestimit të kuksianëve

Flet Avokatja e Popullit: Shkeljet gjatë arrestimit të kuksianëve

200
0
Shares

Avokati i Popullit, Erinda Ballanca shpjegoi sot edhe njëherë shkeljet e institucioneve shtetërore gjatë arrestimit të protestuesve në Rrugën e Kombit. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Kjo javë” në Neës 24.

Ju keni bërë një rekomandim të detajuar, çfarë ka ndodhur gjatë asaj nate?
Do doja të ishte edhe më i detajuar, me më shumë gjetje dhe problematika, por kaq kohë patën në dispozicion. Avokati i Popullit nuk vendos kush duhet arrestuar dhe kush jo, por kemi të drejtën të mbrojmë liritë dhe të drejtat e njeriut ndaj bëmë një analizë të plotë të kësaj ngjarje.
A ka pasur probleme ligjore gjatë gjithë shoqërimeve?
Ka pasur probleme të natyrës procedurale. Nuk mund të shprehemi nëse urdhër-arrestet kanë qene të drejta apo jo. Ajo që ne kemi vënë re është se veprimet e kryera nga ana e policisë janë të marra nga një urdhër i prokurorisë.
Lejohet ti shkosh një individi në shtëpi? Është e ligjshme kjo?
E drejta themelore e njeriut është ajo e lirisë atij nuk duhet ti cënohet liria. Në lidhje me masën e arrestit nuk ka ndalim për arrestimet gjatë orëve të natës. Ka një dispozitë tjetër që thotë se nuk mund të bëhen kontrolle nga ora 10 e natës deri në 7 të mëngjesit. Në gjykimin tonë nuk ka shkak që arrestimi të bëhet natën. Një arrest duhet të jetë jo vetëm i ligjshëm, por nuk duhet të jetë as arbitrar. Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut i trajton këto çështje vazhdimisht dhe arrin në konkluzionin se pushtetet nuk duhet të stimulojë masat represive.
A keni kërkuar dokumente shtesë dhe nuk u janë vënë?
Çfarë kemi kërkuar na është sjellë, ka edhe të tjera që s’na kanë ardhur ende por nuk është se do ndryshojnë rezultatin. Ne ishim pas protestës në Kukës, janë vënë re sjelljet e frikës tek protestuesit. Gjatë shoqërimit policët nuk kanë lënë kopjet e urdhër-arresteve në shtëpitë e protestuesve. Edhe gjatë momentit të arrestimit nuk kanë dhënë asnjë informacion. Nga intervistat që kemi bërë dhe pyetjes përse na merrini i janë përgjigjur me ju e dini vetë ç’keni bërë. Pra duhet të kishte pasur më shumë informacion.

Si qytetare ndihem keq sepse në gjykimin tonë dhe në përputhje me të gjithë standardet protestuesit duhet të ishin të lirë. Jo për faktet penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY