VIDEO/ Basha: Raporti i DASH, SHBA konfirmoi shqetësimet e PD

VIDEO/ Basha: Raporti i DASH, SHBA konfirmoi shqetësimet e PD

119
0
Shares

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmon shqetësimet që ka ngritur më herët Partia Demokratike”.

Kështu ka deklaruar kreu demokrat Lulzim Basha në një deklaratë për mediat.

Për kryedemokratin këtë herë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që pasqyrojnë realitetin e trishtë të Shqipërisë.

“Meqë raporti është i qartë dhe i kuptueshëm për të gjithë nuk ka nevojë për shumë komente. Për fat të keq është një pasqyrë e realitetit të trishtë të Shqipërisë këtë herë nga qeveria amerikane”, tha Basha.

Këto janë gjetje kryesore që nuk kanë nevojë për shumë komente, nënvizoi më tej Basha, sepse konfirmojnë kauzat kryesore që opozita, por edhe faktorë të tjerë shoqëror dhe qeveri të tjera kanë ngritur mbi gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria sot.

Deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur samedi 21 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY