EMRAT/ Plagos hajdutin pas tentativës për vjedhjen e TAP, arrestohet roja i...

EMRAT/ Plagos hajdutin pas tentativës për vjedhjen e TAP, arrestohet roja i objektit

212
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy persona kanë tentuar të vjedhin në objektib e  gazsjellësit TAP por janë qëlluar me armë nga roja e objektit. Menjëherë policia ka reaguar duke arrestuar përsonat që tentuan vjedhjen por edhe rojen e objektit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Beratit

Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së presonit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
  
• Klodian Salillari, 38 vjeç banues në Gradisht, Poliçan.

• Shefit Muço, 57 vjeç, banues në Vërtop , Poliçan.

• Arjan Xhanari, 18 vjeç, banues në Vërtop, Poliçan.

Më datë 20.04.2018, rreth orës 23:00 shtetasit Shefit Muço dhe Arjan Xhanari kanë tentuar të vjedhin naftë në makineritë e parkuara në objektin e gazësjellësit në fshatin  Mbrakull. 

Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen janë pikasur nga roja i objektit Kodian Salillari i cili ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të tyre ku si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi Shefit Muço.

Roja i objektit Klodian Salillari është larguar më pas nga objekti dhe ka fshehur armën e gjahut në banesë, por u gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e dyshuar e krimit një pushkë gjuetie dhe 17 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin Klodian Salillari, i dyshuar për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje“, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive“, parashikuara nga nenet 88 dhe 280,  dhe për  për shtetasit Shefit Muço, Arjan Xhinari, për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY