Itali, prangoset ish-zyrtari shqiptar i dënuar me disa vite burg, punonte si...

Itali, prangoset ish-zyrtari shqiptar i dënuar me disa vite burg, punonte si kuzhinier

171
0
Shares

Një ish-zyrtar shqiptar i dënuar me 2 vite burg, për një krim të kryer në vitin 2013 në Shqipëri, është vënë dje në pranga, ndërsa punonte si kuzhinier në Monza .

Sipas mediave vendase, 39-vjeçari me inicialet P. Q., gjatë kohës që ka qenë këshilltar bashkiak ka kryer shkelje, duke bërë falsifikimin e disa dokumenteve. Më pas ai është dënuar nga gjykata me 2 vite burg.

Që prej vitit 2013, 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga drejtësia.

Arrestimi është bërë mëngjesin e djeshëm.

Ai tani ndodhet në burgun e Monzas, në pritje të ekstradimit në Shqipëri ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY