Kastriot Gjuzi “qep gojën”, për vrasjen e Mario Majollarit

Kastriot Gjuzi “qep gojën”, për vrasjen e Mario Majollarit

248
0
Shares
Kastriot Gjuzi

Kastriot Gjuzi, i arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së Mario Majollarit në Tiranë deri tani nuk ka pranuar të flasë para grupit hetimor.

Ai është marrë dy herë në pyetje nga oficerët e hetimit por përsëri ka refuzuar të flasë në lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet. Mësohet se 40-vjeçari Gjuzi, nuk ka kërkuar as avokat për ta përfaqësuar ligjërisht.

Burimet bëjnë të ditur se është shpallur në kërkim një person, që mendohet se e ka ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Pak pas krimit te ndodhur mbrëmjen e 10 prill, pranë banesës së viktimës Majollari në zonën e ish-Kinostudios, grupi operacional ka ndjekur me qen gjurmues deri në afërsi të Kafes së Rremës në rrugën e Tufinës, gjurmë që dyshohet të kenë qenë të Kastriot Gjuzit. Por aty, këto gjurmë kanë humbur.

Rreth 10 ditë pas ekzekutimit të Mario Majollarit, autori i dyshuar i vrasjes, Kastriot Gjuzi u ndalua të mërkurën në darkë nga Policia e Kosovës, duke tentuar të kalojë ilegalisht pranë pikës kufitare të Vermicës.

Mario Majollari

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY