Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një aksident që ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Bajram Curri – Fierzë.
Mjeti tip BMW i drejtuar nga N. M., është përplasur me mjetin tjetër tip “Benz” me drejtues F. D., rreth 53 vjeç, i cili udhëtonte në makinë me vëllanë M. D., 64 vjeç, që ka gjetur vdekjen si pasojë e aksidentit ka plagosur dhe dy pasagjerë të tjerë.
Drejtuesi 52-vjeçar i makinës “Benz”, së bashku me pasagjerin e mitur 7-vjeçar, janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit BMW, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/