Protestuesit mblidhen pranë Gjykatës në Shkodër: Poshtë, Xhafaj dhe Tahiri

Protestuesit mblidhen pranë Gjykatës në Shkodër: Poshtë, Xhafaj dhe Tahiri

145
1
Shares

Ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Gjykatës së Apelit në Shkodër. Po ashtu dhe disa deputetë të Partisë Demokratike.

Në Shkodër kanë mbërritur  deputetët Edmon Spaho, Albana Vokshi, Dashamir Shehi dhe Izmira Ulqinaku por dhe deputet të LSI, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj.

Protestuesit kanë nisur thirrje në kor, “lironi vllezërit tanë”, por kanë hedhur dhe tymuese.

“Poshtë Fatmir Xhafaj, poshtë banditi Saimir Tahiri”, kanë thënë sisa protestues të tjerë

Masa të rrepta sigurie në Shkodër, policia rrethon gjykatën

Kur kanë mbetur vetëm pak minuta nga nisja e seancës në Gjykatën e Shkodrës, Policia ka rrethuar të gjithë zonën.

Në orën 11:00, në Gjykatën e Apelit në Shkodër, do të zhvillohet seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 11 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

 

Edhe këtë herë policia ka marrë pasa të rrepta sigurie, pasi është njoftuar dhe zhvillimi i një proteste në mbështetje të kuksianëve të arrestuar.

 

11 protestuesit e arrestuar

Shpëtim Toda

Xhevahir Hereni

Elton Cengu

Florin Onuzi

Shkëlqim Vata

Xhevahir Gashi

Ervis Ruçi

Rasim Onuzi

Vasil Laçi

Abdi Haziri

Edmond Matmuja

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY