PD fillon një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës: Propozo deputetin tënd

PD fillon një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës: Propozo deputetin tënd

70
0
Shares

Partia Demokratike, ka nisur një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës, duke përfshirë e kërkuar prej të gjithëve, të propozojnë emrat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.
“Partia Demokratike zhvillon një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë. Të gjithë anëtarët, mbështetësit por edhe qytetarët e tjerë janë të ftuar të propozojnë ato apo ata që duan t’i kenë deputetë. Këto kandidatura do t’i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe kontrollit të figurës dhe pastaj mes tyre do të përzgjidhen ato që do të përbëjnë listën zgjedhore të PD-së në të gjithë vendin”, bën të ditur zyrtarisht PD.
Duke publikuar edhe një formular (http://www.pd.al/propozo-deputetin-tend/), PD bën të ditur se, “ju mund të propozoni emrin e dikujt që dëshironi t’ju përfaqësojë në emër të Partisë Demokratike dhe të jepni arsyet tuaja për këtë zgjedhje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY