Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në Tiranë, bënë të mundur dje, finalizimin e operacionit “Navi” dhe arrestimin në flagrancë të Ingrit Zeqo, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Ky person, më datë 19. 01. 2017, rreth orës 20:30, ka tentuar të vjedhë navigatorin e automjetit tip “Mercedezs Benz”, por është pikasur nga pronari i automjetit shtetasi A. K., të cilin e ka goditur me mjete të forta.
Menjëherë pas lajmërimit te numri i emergjencave 112, kanë shkuar Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr 1, të cilët kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të Ingrit Zeqo, ku me vete i janë gjetur tre kaçavida dhe një palë doreza.
Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e bashkëpuntorit të tij, A. P., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sensor, navigatorë, pasqyra dhe aksesorë të tjerë automjetesh, të parkuara në zona të ndryshme të Tiranës.
Aksesorët e automjeteve të vjedhura, shtetasit e lartë përmendur ia shisnin Olgert Çfarku, 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ky person është arrestuar në flagrancë, pasi në servisin e tij në zonën e “Brakës”, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
8 navigator, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”.
29 copë pjesë kroskoti (skatulla), automjetesh të modelit “Mercedes Benz”.
18 skatulla pasqyrash pa xham, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”.
11 pasqyra, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”.
2 timona me airberg, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”.
11 stopa, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”.
3 fenerë, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”.
9 sensorë parkimi, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”.
3 motor pasyrash, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”.
Aksesorët e lartë përmendur dyshohet se janë nga automjetet e vjedhura nga shtetasit Ingrit Zeqo dhe A. P., të cilët dyshohen të jenë autor të disa vjedhjeve në zona të ndryshme të Tiranës.
Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”dhe “Vjedhje”, parashikuar nga Nenet 139 dhe 134 në ngarkim të shtetasit Ingrit Zeqo dhe për veprat penale “Përvetësim të sendeve të vjedhura” dhe “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar na nenet 287/b dhe 180 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Olgert Çfarku.
Vjedhjet e të arrestuarve
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 1
Më datë 27.03.2016, në rrugën “Hodo Beg”, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit D. K.
Më datë 12.05.2016, në rrugën “Drago Siliqi”, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E. K.
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 2
Më datë 08.12.2016, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vjedhur 2 pasqyra, sistemin airbag dhe navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit K. P.
Më datë 18.01.2017, në rrugën “Margarita Tutulani”, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit M. A.
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 3
Më datë 20.12.2016, në rrugën e “Bogdanëve”, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit V. H.
Më datë 15.12.2016, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, kanë vjedhur 2 pasqyra, sistemin airbag dhe navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit T. K.
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4
Më datë 04.01.2016, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, kanë vjedhur navigatorin, televizorin dhe bllokun e komandimit të kondicionerit të automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit B. K.
Më datë 19.12.2016, në rrugën “Muhamet Deliu”, kanë vjedhur pasqyrat e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. P.
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6
Më datë 07.01.2017, në rrugën “Loni Ligori”, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E. B.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/