Nard Ndoka flet për marrëveshje Rama-Basha: Edhe për qeverisje

Nard Ndoka flet për marrëveshje Rama-Basha: Edhe për qeverisje

230
0
Shares

Kreu i PDK, Nard Ndoka deklaron se opozita do heqë dorë nga aksionet agresive si mosbindja civile deri në vendimmarrjen e BE në muajin qershor për çeljen e negociatave. I ftuar në emisionin “45 minuta” në Report Tv, Ndoka theksoi se Basha dhe Rama mund të shkojnë drejt një marrëveshje për çështje madhore siç është qeverisja e vendit.

“Marrëveshja duhet të jetë për gjëra madhore, siç është qeverisja, integrimi nuk është në dorën e Ramës e Bashës, por nga vendimmarrja politike e BE. Opozita po tregon përgjegjësinë e vet, nëse kemi pasur një aksion të egër deri në mosbindjen civile, afati deri në vendimmarrjen politike të BE, do ta detyrojë opozitën të kthehet në politikën e vet institucionale. Pavarësisht se është e rëndësishme me një maxhorancë të tillë, ku priten të plasin skandalet nga lufta e brendshme, opozita do ketë një mision tjetër. Duhet marrëveshje për të ardhmen politike të vendit, por edhe për qeverisjen e vendit”.

Nuk do ketë protesta?

Do të ketë protesta, por jo një agresivitet të asaj natyre që të bëhet Shqipëria lajm në mediat ndërkombëtare në aspektin negativ. S’do ketë një datë për një protestë të madhe çka do ta kapitullonte Ramën dhe qeverisjen e tij. Në këtë sens ka një lloj maturimi. Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY